• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hasani: Unë do të jem kryetar i PDK-së!

nait_hasani_prizrenPrizren, 04 gusht 2013
- Derisa kryesia e PDK-së në Prishtinë nuk e di saktë, se kur do ta zgjedhë kryetarin e degës në Prizren dhe, gjithashtu nuk është në gjendje ta pohojë se kush mund të jetë ai, anëtari i kësaj partie nga Prizreni, Nait Hasani, tashmë e konsideron vetën si kryetar të degës. Hasani, i cili të shtunën nuk ka qenë në Kosovë, i ka thënë “Zërit” nëpërmjet telefonit se pritet ta zyrtarizojë pozitën e kryetarit të degës.“Unë jam kandidat për kryetar dhe besoj që shumë shpejt do të zyrtarizohet”, ka thënë shkurt Hasani, i cili, përveç kësaj, pretendon që të jetë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, dhe, rrjedhimisht, edhe i pari i këtij qyteti. “Unë besoj se do të jem kandidat unifikues i PDK-së në Prizren, për zgjedhjet komunale”, është përgjigjur ai.
Por, ndryshe nga Hasani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili ka qenë kryetar i degës, ndërsa aktualisht është vetëm anëtar i kryesisë, thotë se gjasat janë të vogla që të kandidohet për kryetar të degës. “Nuk e di, nëse do të jem kandidat për kryetar. Ka edhe të interesuar të tjerë. Nuk dihet”, ka thënë Muja, duke shtuar se tani që është vetëm anëtar i Kryesisë së Degës dhe jo kryetar, nuk ka shumë të drejtë të komentojë për këtë çështje. “Është zgjedhur Këshilli Drejtues dhe, sigurisht që edhe Kryesia e kryetari një ditë do të zgjidhe. Nuk kam informata se kur do të mblidhet kryesia për ta zgjedhur kryetarin”, ka thënë shkurt Muja.
Nga ana tjetër, njëri nga aktivistët e shoqërisë civile, i cili jeton në Prizren, Ismet Kryeziu, thotë se organet qendrore të PDK-së ia kanë mohuar deputetit, Nait Hasani, të drejtën për tu bërë kryetar dhe se nuk është i sigurt, nëse ai do të mund të zgjidhet kryetar dege, ngase, siç thotë ai, vota më nuk është përcaktuese. “Nuk e di se kjo ndërhyrje, vjen drejtpërdrejt në mungesë të përkrahjes nga Hashim Thaçi, apo edhe lobimi i klaneve nga dega brenda PDK-së, të cilët kanë influencuar ndoshta dhe përkrahjen e Thaçit”, thotë Kryeziu, duke shtuar se ish-kryetrari i degës, Ramadan Muja, është potencial i harxhuar apo i tejkaluar për tu llogaritur si kandidat.



Share