• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sekuestrohet arma, në aheng familjar!

plumbi_revoljaPrizren, 05 gusht 2013
- Rreth orës 21:30 policia e Prizrenit ka reaguar, pas dëgjimit të krismave nga një armë zjarri, në rrugën “Raguza”, ku po zhvillohej një aheng familjar. Dikush, ende i panjohur për policinë, kishte shkrehur disa fishekë nga arma e llojit “Ekol”, në karikatorin e së cilës ndodheshin 17 fishekë. Arma është gjetur e braktisur në kopshtin e shtëpisë, por pronari ka thënë policisë se “vërtetë ka pasur krisma në aheng, por nuk e di se kush e ka përdorur armën”.
Pasi është konsultuar me prokurorin, policia ka vendosur që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’ia kalojë Prokurorisë, sipas procedurës së rregullt, ndërsa kallëzimi penal do të ngritët ndaj organizatorit të ahengut. Ndërkaq, policia e Prizrenit njofton se janë iniciuar edhe dy raste të tjera për dëmtime të pronës, nga armë zjarri. “Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 21:15, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit e që, sipas raporteve hetimore, një qytetar ka lajmëruar në polici dëmin e shkaktuar në automjetin e tij nga një plumb që nuk dihet se nga ka ardhur. Rasti i dytë i ka ndodhur një kurbetçiu nga fshati Joviq i Malishevës, i cili kishte arritur vonë nga rruga dhe kishte vendosur që gjësendet nga vetura t’i nxjerrë në mëngjes. Të nesërmen, kur kurbetçiu kishte shkuar tek vetura kishte vërejtur se i është dëmtuar parafangoja e veturës. Policia ka marrë predhën e fishekut për ekzaminim”, thuhet në raportin e policisë, e cila dyshon se që të dy veturat mund të jenë dëmtuar nga plumbat “qorr” që shkrehen nëpër ahengje familjare.



Share