• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Për Bajram, Vulin e viziton Gorën! (Video)

vulin_gora_bajramiDragash, 09 gusht 2013 – Ditën e parë të Fitër Bajramit, shefi i Zyrës për Kosovën, pranë qeverisë serbe, Aleksandar Vulin, qëndroi në trevën e Gorës së Dragashit, ku vizitoi strukturat paralele të Serbisë, të cilat ende veprojnë në komunën ku nuk jeton asnjë serb.
Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, Vulin u ndalua në fshatin Vraniç, në zyrat e “Komunës së Gorës”, ku u prit nga kryetari i saj, Adem Hoxha, i cili është emëruar para pak muajsh në këtë pozitë nga qeveria serbe. Mysafiri i lart nga Beogradi, i cili me helikopter kishte ardhur deri në qytetin e Rashkës, për ta vazhduar rrugëtimin me automjet, fillimisht i ka përgëzuar bartësit e institucioneve të Serbisë në këtë trevë, me rastin e festës së Bajramit, duke iu garantuar mbështetje institucionale të shtetit serb, për të cilin tha se nuk do t’i braktisë asnjëherë. “Nga zemra ju dëshiroj çdo të mirë, me rastin e kësaj feste të madhe, e cila sjell paqe dhe begati shpirtërore. Jam i sigurt se Bashkësia Islame, duke u mbështetur në parimet e këtij religjioni, do të shpërndaj frymën e dashurisë, paqes dhe tolerancës, për të cilën, më shumë se kurrë kemi nevojë”, tha Vulin, duke kërkuar që përgëzimet e tij të përcillen tek secili person që jeton në këto anë. I siguruar edhe nga një pjestar i MUP-it të Serbisë, Vulin tha se ndihet shumë komod kur viziton këtë rajon, por nuk i pëlqen pozita e këtyre të fundit në situatën e re që është krijuar në Kosovë. “Goranët nuk guxojnë të mbetën të ndarë dhe pa u përfaqësuar asgjëkund. Goranët duhet të jenë të bashkuar, sikurse edhe serbët. Vetëm të bashkuar, ne mund ta fitojmë luftën për mbijetesë”, iu tha Vulin nikoqirëve të tij.
Për ta përcjellë vizitën e këtij zyrtari të lart të Serbisë, ishin njoftuar të gjitha mediat serbe, madje edhe disa gazetarë serbë, të cilët kishin vënë në parafango logon e RTK-së dhe u prezantuan si gazetar të këtij mediumi publik të Kosovë. Por, zyrtarët komunalë dhe ata qendrorë të Kosovës, dukej se nuk ishin të njoftuar me vizitën e këtij zyrtari serb. I pyetur nga Radio SHARRI, përmes telefonit, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, nuk donte të prononcohej, në lidhje me këtë ngjarje, duke u arsyetuar se ka pushim, pasi është festa e Bajramit. Por, fakti se Vulin përcillej nga Policia e Kosovës, për ministrin Rexhepi nënkuptonte se ai kishte leje për të hyrë në Kosovë. “Përderisa ai është përcjellë nga Policia e Kosovës, kuptohet që ka pasur leje për tu futur në Kosovë”, tha shkurt ministri Rexhepi. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha se ngjarjet e tilla i tejkalojnë kompetencat lokale, prandaj dhe nuk është marrë fare me këtë vizitë të Vulinit. “Nuk është kjo në kompetencat tona. Me të tilla çështje merren institucionet qendrore”, tha Jenuzi. E, përderisa ishte i lirë të shkonte kudo që donte dhe kudo që e drejtonin zyrtarët e Komunës serbe të Gorës, Aleksandar Vulin, vazhdoi të vizitoj edhe lokacionet tjera, si shkollën paralele të mesme, e cila vepron në fshatin Mlikë, xhaminë e këtij fshati, ku u fut brenda saj dhe dëgjoi shpjegime nga të pranishmit, se si është 100 vjet më e vjetër se sa koha kur kanë ardhur osmanët në këto troje. Më pas, vulin ka vazhduar deri vonë vizitën nëpër fshatrat e Gorës, ndërkohë që për Radio SHARRI-n ka thënë se qeveria serbe nuk do t’i braktisë kurrë goranët dhe se, duke i ftuar që të jenë të bashkuar, iu ka sugjeruar për dalje në zgjedhjet e nëntorit.




Share