• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi ka pesë këshilltarë “memecë”!

kdi_dragash_notimiDragash, 12 gusht 2013 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit, si dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend, për periudhën Janar-Qershor 2013. Sipas publikimit të KDI-së, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Ymer Ademi (LDK) - me 16.2 %, Naim Ramadani (LDK) - me 14.0 % dhe Qamil Kolloni (LDD) - me 10.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Ndërkaq, anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet, me 0.0 % në të gjitha kategoritë janë: Ymridin Fetahu (PDK), Arbnora Kryeziu (PDK), Lulbardha Berisha (PDK) dhe Arjeta Skeraj (LDK). Ndërsa këshilltari, Hebib Osmani (PDK), gjatë kësaj periudhe nuk ka treguar asnjë rezultat, madje edhe ka munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe, duke treguar kështu rezultat tejet të dobët e që është vlerësuar nga KDI, me minus 0.1 % të notimit të përgjithshëm.
Gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Qershor 2013, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit janë ngritur gjithsej 142 çështje, prej të cilave 50 % e tyre kanë qenë nga fushat me interes për qytetarët, ndërkaq 50 % e çështjeve të tjera që janë iniciuar kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit. Anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve, me gjithsej 41.5 %, të përcjellë nga anëtari i vetëm i LDD-së dhe anëtarët e partisë boshnjake VAKAT, me nga 15.5 % të çështjeve të iniciuara.
Sipas raportit të KDI-së, anëtari i vetëm i LDD-së në Kuvend, Qamil Kolloni, ka shënuar numrin më të lart të çështjeve të ngritura, gjithsej 15.5 %, i përcjellë nga Naim Ramadani (LDK), i cili ka ngritur gjithsej 14.8 % të çështjeve. “Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi, është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre, gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Dragashit, në periudhën Janar-Qershor 2013. Ky notim është bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit”, tha Arben Hoxha, përfaqësues i KDI-së, i cili, duke shpalosur me tej performancën e këshilltarëve komunalë të Dragashit në seancat e mbajtura gjatë gjysmës së parë të këtij viti, tha se janë shqyrtuar dhe miratuar Rregullorja për ndarjen e subvencioneve, Rregullorja për lartësinë e taksave, ngarkesave dhe gjobave komunale, si dhe kanë shqyrtuar Rregulloren për mbrojtjen e mjedisit lokal.
Krahas kësaj, asnjë nga 27 kuvendarët nuk kanë propozuar rregullore pranë këtij institucioni. Anëtarët në këtë periudhë kanë bërë gjithsej 62 pyetje për ekzekutivin komunal, prej të cilave 60 % kanë qenë nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit, ndërkaq 40 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve komunale. Anëtarët e LDK-së prijnë për nga numri i pyetjeve të bëra, me gjithsej 58.1 %, të pasuar nga partitë nga treva e Gorës, GIG dhe VAKAT, me nga 16.1 % përkatësisht 11.3 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve janë; Ymer Ademi (LDK) me 29 % dhe Deir Jilmazi (GIG) me 16.1 % të pyetjeve të përgjithshme.



Share