• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet boshnjakja me 234 mijë euro!

policia_arreston_boshnjakenPrizren, 12 gusht 2013
. – Gjithsejtë 468 kartëmonedha 500-she, vlera e të cilave arrin shumën 234 mijë euro, janë sekuestruar nga Policia e Prizrenit, pasi kjo e fundit ishte informuar se një femër e moshës 30 vjeçare, me prejardhje nga Bosnja, posedon një shumë të konsiderueshme të të hollave, pa mbulesë. Ajo është ndaluar nga policia, por, pasi është parë se ishte nën ndikimin e drogave dehëse, me urdhër të prokurorit është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për ekzaminim.
Pas marrjes së informatave, është bërë koordinimi i operacionit, në mes të njësiteve të policisë rajonale të Prizrenit dhe njësiteve të hetimeve rajonale, ku është arritur të identifikohet lokacioni i strehimit të saj, ku edhe ndodheshin paratë. “Policia i ka sekuestruar këto të holla”, bëri të ditur zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Prizren, Lumni Graishta, duke shtuar se, gjatë verifikimit të parë, është vërejtur se kartëmonedhat kanë të njëjtin numër serik, e kjo është një ndër elementet e para që përforcojnë dyshimin, se këto të holla janë të falsifikuara.
Mësohet se shtetasja boshnjake është futur në Kosovë në mënyrë të rregullt, pasi posedonte pasaportë dhe dokumentacion valid që nevojitet.



Share