• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet një zhurjan, tjetri në kërkim!

policia_arrestimi_zhurPrizren, 12 gusht 2013
– Policia rajonale e Prizrenit, ka njoftuar sot se hetuesit rajonal kanë bërë kallëzim penal ndaj të dyshuarve, D. Hoxha dhe V. Hoxha, nga fshati Zhur, pasi të njëjtit, me datën 11 gusht, rreth orës 19:30 kanë hyrë në nënstacionin e Policisë në Zhur, ku kanë sulmuar fizikisht një patrullë policore, e cila sapo ishte kthyer nga një detyrë operative. “Për ta vënë situatën nën kontroll, policia ka përdorë gaz lotsjellës, ndërsa një polic që ishte grushtuar nga i dyshuari, D. Hoxha, ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori dhe më pas është nxjerrë urdhri për bastisje në dy lokacione, prona të të dyshuarve. Është bastisur lokali i natës ‘Cobra City’ në Landovicë, ku janë sekuestruar dy shufra metalike policore dhe një gëzhojë e fishekut të llojit të panjohur. Ndërsa, në banesën e të dyshuarit, në rrugën “Joni” janë gjetur një shumë e konsiderueshme e parave, të cilave nuk u dihet prejardhja. Të dyshuarit si shkas për një veprim të tillë, kanë përmendur një gjobë për tejkalim në vijë të plotë, të shqiptuar nga patrulla policore”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se i dyshuari, D. Hoxha, ndodhet nën masën e arrestit, ndërsa V. Hoxha ndodhet në arrati.



Share