Shqipëria nuk e do mishin nga Kosova! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Martë, 13 Gusht 2013 13:21 |
Dragash, 13 gusht 2013 - Shqipëria ka filluar sërish me bllokadat për disa prodhime nga Kosova. Kësaj radhe janë ankuar prodhuesit e mishit nga Kosova, se nuk po mund t’i eksportojnë prodhimet e tyre në Shqipëri. Shkasë për këtë, thonë se është mënyra se si e masin temperaturën e mishit prodhuesit kosovarë, gjatë transportit. Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit në Kosovë, Burim Piraj, ka thënë se Shqipëria aplikon termometrin digjital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, përderisa Kosova dhe disa vende të Bashkimit Evropian përdorin termometrin mekanik. “Për shkak të këtij ndryshimi, Shqipëria nuk po lejon që mishi nga Kosova të futet në territorin e saj, edhe pse mishi i importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës”, ka thënë Piraj, i cili me sukses marramendës po e menaxhon kompaninë e tij “MEKA”, në Dragash.
|