• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mbledhja e tetë e KK të Dragashit (Video)
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 15 Gusht 2013 20:59

Dragash, 15 gusht 2013
Kuvendi i Komunës së Dragashit, të enjten mbajti mbledhjen e tetë të radhës për këtë vit, në të cilën, mes tjerash, u shqyrtua Raporti mbi realizimin e Buxhetitkomuna_dragash_tabela për periudhën, Janar – Qershor 2013, Kornizën afatmesme buxhetore të Komunës, për periudhën 2014 – 2016, si dhe u shqyrtua Projekt-Rregullorja për mbrojtjen e Mjedisit.
Pikat që kishin të bënin me buxhetin, ishin ato që më së shumti e nxehën atmosferën në sallë. Fillimisht, këshilltari Qamil Kolloni kërkoi që të hiqej fare nga rendi i ditës pika që kishte të bënte më Kornizën afatmesme buxhetore, me arsyetimin se nuk janë përfillur kriteret bazë për të ardhur deri në Kuvend. Mirëpo, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se formulimi i kësaj pike ishte gabim, dhe se shqyrtimi dhe miratimi do të bëhet për ta nxjerrë në diskutim publik dhe më pas të miratohet në Kuvend, më së voni deri më 30 shtator. Me 13 vota PËR, edhe kjo pikë kaloi me ndryshimin që u pajtuan shumica e këshilltarëve dhe, me po aq pikë u miratua, sikurse që u miratua edhe Projekt-Rregullorja për mbrojtjen e Mjedisit. Më pas, në kuadër të pikës së rendit të ditës, e cila ka të bëj me pyetjet e këshilltarëve për qeverinë lokale, ku u dëgjuan shumë problematika, nga ato që janë përmendur disa herë në Kuvend, e deri tek pyetjet që për herë të parë u dëgjuan në këtë mbledhje. Që të gjithave iu përgjigj kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili gjeti arsyetime të ndryshme për secilën pyetje, duke mos pranuar asnjë përgjegjësi për ankesat që u hodhën mbi qeveritarët lokalë.




Share