• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga rriqrat, vdes edhe një 33 vjeçare!

rriqra_thumbiMalishevë, 20 gusht 2013
- Si pasojë e etheve hemorragjike, ka vdekur sot në mëngjes një femër 33 vjeçare, nga fshati Pagarushë, komuna e Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar, Lendita Ajazi, infektologe në QKUK. Sipas saj, për momentin po trajtohet edhe një pacient tjetër që është i prekur nga ethet hemorragjike, si dhe dy të tjerë të dyshohen se janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës. “Gjendja e tyre është stabile. Ndërkaq, ekipi mjekësor i Klinikës Infektive në QKUK, ka bërë të gjitha përpjekjet profesionale për të shpëtuar jetën e 33 vjeçares nga komuna e Malishevës, cila dje u diagnostifikua se ishte e prekur me ethet hemorragjike”, tha për Radio Kosovën, Lendia Ajazi, duke shtuar se hemorragjia tek kjo paciente ishte zhvilluar me shpejtësi të madhe dhe se kjo ka shkaktuar vdekjen e saj. “Pacientja ka arritur në klinikën infektive, në ditën e katërt të sëmundjes. Ajo ka pasur pickim të rriqrës, para 2 apo 3 muajve, mirëpo, sikurse në rastet tjera të cilat i kemi pasur gjatë kësaj sezone, një pjesë e madhe e rasteve me ethe hemorragjike, të cilët kanë qenë të konfirmuara, nuk kanë dhënë informacione të sakta, për arsye se ka pasur mundësi që pacienti të jetë pickuar dhe mos ta dijë fare këtë”, ka shtuar infektologia, Ajazi. Ky është rasti i dhjetë që pacientët vdesin, si pasojë e pickimit nga rriqrat, vetëm gjatë këtij viti.



Share