• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ulrike Lunaçek qëndroi në Gorë të Dragashit!

thomas_schmidinger_goraDragash, 20 gusht 2013 - Një studim që konstaton se myslimanët e trevës së Gorës, në komunën e Dragashit, janë sllavë, i ka bërë bashkë të gjitha rrymat politike dhe nacionale të kësaj treve, përfshirë edhe ata që veten e konsiderojnë si boshnjakë, me përkatësi fetare myslimane, dhe që për disa vjet ndajnë pushtetin lokal në Dragash, si dhe marrin pjesë në pushtetin qendror të Republikës së Kosovës.
Libri "Gora – myslimanët sllavë midis Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe diasporës”, i autorit austriak, politikologut nga Universiteti i Vjenës, Thomas Schmidinger, i ka tubuar në fshatin Rapçë të Gorës përfaqësuesit e partisë boshnjake VATAN, ata të partisë gorane GIG, si dhe përfaqësuesit e kësaj etnie që jetojnë matanë kufirit, në Shqipëri. Të prirë nga ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Sadik Idrizi, delegatit në Kuvendin e Kosovës, Mursel Halili, si dhe veprimtarit nga fshatrat e Kukësit që banohen me popullatë gorane, Nazif Dokle, pjesëtarët e këtij komuniteti u njohën nga vet autori i këtij libri shkencor, se qenkan sllavë, por që kanë përqafuar fenë myslimane. Libri, i cili ilustrohet në kopertinën e tij me një foto të tabelës së trafikut, e cila paralajmëron qytezën e Dragashit, por që mbishkrimi në serbisht është i fshirë, është përmbledhje që politikologu austriak, Tomas Schmidinger, e ka botuar, pasi gjatë verës së vitit 2012, ka hulumtuar gjenezën e goranëve. Në këtë libër, i cili prezanton “myslimanët sllavë” bëhet fjalë për prejardhjen e goranëve që jetojnë në Austri, si dhe për goranët që jetojnë në fshatin Rapçë, njëri nga bastionet ku përkrahet shteti i Serbisë. Kjo ka bërë që libri të prezantohet në lokalet e shkollës së këtij fshati, ku ende vijon mësimi me plan-programet eulrike_lunacek_gora Serbisë.
I shoqëruar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, autori i këtij studimi, Thomas Schmidinger, i ka përkrahur kërkesat e përfaqësuesve të këtij komuniteti, që sa më parë të fitojnë Komunë në trevën e Gorës. Këto kërkesa dhe diskutimet rreth kësaj kërkese politike, filluan pas prezantimit që iu bë librit, i cili ende është vetëm në gjermanisht, por që u tha se do të botohet edhe në gjuhën sllave. Edhe në këtë kërkesë, të gjithë përfaqësuesit politik të Gorës ishin të bashkuar, duke e ndërlidhur këtë me një jetë më të mirë që do ta kishin goranët, po që se fitojnë Kmunë në vete. Ata folën edhe për goranët në diasporë, si dhe për dukurinë e vehabizmit në mesin e kësaj popullate, si dhe për homoseksualët.
Tomas Schmidinger u mundua që në detaje ta paraqesë gjendjen reale të këtij komuniteti dhe të trevës së Gorës, duke thënë se është numër i vogël i atyre që kanë përqafuar këtë lloj të pikëpamjes së islamit. “Është numër i vogël i këtyre personave, por që mediat e kanë zmadhuar, duke e prezantuar sikur kjo pikëpamje e islamit po instalohet këtu, nga Austria”, tha Schmidinger. Megjithatë, të pranishmit në këtë takim, duke e mbështetur politikologun austriak, thanë se “ky lloj informimi i pakonfirmuar, të cilat mediat i prezantojnë, mund t’i sjell dëm goranëve”.


Share