• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Limaj po e përçanë PDK-në e Malishevës?
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 22 Gusht 2013 20:55

fatmir_limaj_pdkMalishevë, 22 gusht 2013
- Përmes dy kumtesave për shtyp, nëndegët PDK-së në Banjë dhe Astrazub të Malishevës, kanë njoftuar se e kanë shuar aktivitetin e tyre në këtë parti, për të vazhduar Iniciativë Qytetare për Malishevën. Përplasjet e fundit në degën e PDK-së në Malishevë, duket të jenë fillimi i një beteje të kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe ish nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, me kreun e partisë, Hashim Thaçin. Kështu i ka vlerësuar ngjarjet e fundit në këtë komunë, analisti Astrit Gashi. Mirëpo, deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, problemet në degën e Malishevës i ka arsyetuar me “ambiciet e disa individëve, që duan të jenë faktorë në strukturat e degës së partisë”. Pajaziti ka deklaruar se PDK-ja nuk rrezikohet që të ndahet, pavarësisht mospajtimeve që mund të ketë mes anëtarëve te saj. Sipas tij, problemet të cilat janë paraqitur në degën e PDK-së në Malishevë, janë probleme të lokalizuara. “Në degën e Malishevës, edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, është zhvilluar proces shumë konkurrues. Dallimet, të cilat janë paraqitur në këtë degë, kanë rezultuar me tërheqjen e disa anëtarëve nga partia. Mirëpo, në fund, prapë se prapë PDK-ja ka dalë fituese. Problemet parazgjedhore, nuk janë probleme të reja dhe të panjohura”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se PDK-ja është partia më e madhe dhe njëkohësisht edhe pretendentja kryesore për t’i fituar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, transmeton portali Telegrafi. Ndërkaq, Astrit Gashi ka theksuar se PDK-ja, ka vite që tubon dhe vetëm tubon njerëz, të cilët nuk ndajnë as ide e as veprime të njëjta. “Këtë veprim, PDK-ja e ka konsideruar si proces të reformimit. Por, në fakt, nuk ka dalë të jetë i tillë, meqë kjo ka shkaktuar përplasje brenda partisë. PDK-ja dhe qeverisja e saj, vazhdon të funksionojë në sistemin e tresheve. Ky është problemi që ka PDK-ja, ku grupet e fuqishme të interesit janë treguar më të forta se intelektualët, të cilët janë shndërruar në dekor të tyre, pa pasur fuqinë që të bëjnë ndryshime”, vlerësoi Gashi, duke iu referuar rastit në Malishevë, për të cilën tha se çarja këtu është e natyrës tjetër. “Rasti në Malishevë është rezultat i përplasjes me Limajn, e që efekti i kësaj përplasjeje, nuk do të kalojë pa u vërejtur. Me Limajn në proceset gjyqësore, Krasniqi duket se nuk posedon fuqi e as guxim për të dalë nga PDK-ja, për të krijuar një forcë të re politike. Ne jemi dëshmitarë të paralajmërimeve të tij për këtë gjë, por edhe të mosveprimit. Prandaj, dyshoj se diçka e tillë do të ndodhë, para zgjedhjeve lokale”, ka parashikuar Gashi.



Share