• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Komuna e Gorës – Integrim apo paralelizëm?

goranet_kerkojne_komuneDragash, 22 gusht 2013 - Vazhdojnë kërkesat për themelimin e komunave të reja në Kosovë, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga pakicat. Një kërkesë të tillë e kanë bërë publike, tash e sa kohë, udhëheqësit politikë të trevës së Gorës, pavarësisht asaj se popullata e këtij rajoni është ndarë në dysh, sa i përket etnisë, ku një pjesë këmbëngulin se janë boshnjakë, ndërsa pjesa tjetër thonë se janë goranë me përkatësi etnike. Këta të fundit po e trashëgojnë këtë emërtim, të cilin e morën gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të sundimit serb, që udhëhiqej nga Slobodan Milosheviq. Përveç politikanëve, edhe banorët e kësaj treve të Kosovës, e cila i përket komunës së Dragashit, haptazi janë shprehur se dëshirojnë të kenë një Komunë të veten dhe se, siç po shprehen kohëve të fundit, e meritojnë këtë, në mënyrë që të inkuadrohen sa më mirë në shoqërinë e re të Kosovës. Por, kërkesa e tyre dhe arsyetimet që japin për këtë veprim, nga shqiptarët nuk po shihen të sinqerta. Kjo, sepse në praktikë nuk mund të jetë e realizueshme për shumë arsye. E para, siç janë shprehur politikanët shqiptarë, krijimi i një komune në baza etnike, nuk do të nënkuptonte integrim në shoqërinë kosovare, por ndarje nga kjo shoqëri, e që, sipas tyre, ky komunitet është i integruar më së miri në të gjitha poret e shoqërisë, madje ndan dhe pushtetin lokal të Dragashit, si dhe përfaqësohet në pushtetin qendror.  Si pengesë tjetër, politikanët shqiptarë, të cilët nuk duan të flasin publikisht për këtë çështje, thonë se banorët e kësaj trevë, tashmë nuk i përkasin një etnie, por janë ndarë në dysh, në boshnjakë dhe goranë, ndërkohë që me Kushtetutë është paraparë që etnitë, të cilat përbëjnë numrin prej 5 mijë banorësh dhe që jetojnë në një territor kompakt, mund të formojnë Komunë në vete. Si hipokrizi e kanë cilësuar politikanët shqiptarë, faktin se, kohët e fundit goranët po kërkojnë që selia e komunës së tyre, të jetë në qytezën e Dragashit, që nënkupton paralelizëm dhe jo integrim.
Pavarësisht këtyre fakteve që japin politikanët shqiptarë të Dragashit, kolegët e tyre nga treva e Gorës, vazhdojnë insistimin për krijimin e një komune për ta. Madje, këtë kërkesë ia kanë paraqitur edhe eurodeputetes, Ulrike Lunaçek, e cila qëndroi ditë më parë në fshatin Rapçë të Gorës, për ta shoqëruar një profesor austriak, i cili ka botuar një libër shkencor mbi këtë minoritet, e që prezantimin e tij e ka bërë në këtë fshat. “Ishte një debat interesant për goranët në jug të Kosovës, problemet e identitetit të tyre, çështjen e gjuhës, si dhe u debatua për çështjen, nëse duhet ata të migrojnë ose jo. Gjithsesi, në këtë takim dëgjova dhe kërkesën e tyre, për të pasur një komunë të veten”, ka thënë Lunaçek pas takimt. Një kërkesë të tillë, politikanët nga Gora ia kanë parashtruar edhe shefit të Zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogarit, i cili pat qëndruar në komunën e Dragashit, në qershor të këtij viti. I pyetur nga Radio SHARRI, ku ishte mysafir në emisionin “Aktualitete”, Zhbogar e ka pohuar se atij i është kërkuar që të bëj trysni tek institucionet qendrore të Kosovës, për krijimin e një komune për goranët. “Komunat i formon, apo edhe i shpërbën, qeveria dhe Kuvendi i Kosovës dhe jo unë”, është përgjigjur Zhbogar.
Ndërkohë, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, thonë se janë duke punuar në krijimin e kushteve për krijimin e komunave të reja. E deri në këtë vendim, goranët mbesin me shpresë në atë që, siç thonë, iu ka premtuar kryeministri Thaçi, për ta themeluar një komunë të re në këtë rajon.



Share