• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mujdin Jusufi, në listën e LDK-së!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 30 Gusht 2013 11:19

jusufi_akr_ldkDragash, 30 gusht 2013 – Sekretari i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Dragash, Mujdin Jusufi, i vetmi këshilltar nga ky subjekt në Kuvendin Komunal të Dragashit, që nga viti 2007, ka dhënë dorëheqje, me pretekst se ka shumë obligime familjare. Në një prononcim për Radio SHARRI-n, Jusufi tha se nuk mund të angazhohet më në këtë parti, pasi ka shumë obligime familjare, ndaj të cilave po shpenzon shumë kohë. “Më janë shtuar obligimet familjare dhe nuk mund të angazhohem si më parë në parti, pasi detyra e sekretarit kërkon kohë dhe përkushtim, e që unë nuk jam në gjendje ta bëj këtë”, tha Jusufi. Burimet tona kanë kuptuar se Jusufi, megjithatë, do të merret me politikë. Ai do të garojë për këshilltar komunal, në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në fillim të nëntorit, por angazhimi i tij do të jetë në një subjekt tjetër politik. Sipas këtyre burimeve, mësohet se Jusufi është futur në listën e LDK-së, në garë për këshilltar komunal.
Futja e tij në listën e këtij subjekti politik, i katërti në radhë, është bërë pasditen e së enjtes, në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së, e cila ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Komunës së Dragashit, listë kjo të cilës do t’i prijë ish-kryetari i Komunës, Halim Shemsidini.
Në prill të këtij viti, kryetari i degës së AKR-së, Agzim Gashi, i revoltuar nga zhvillimet brenda këtij subjekti politik, pati dhënë dorëheqje, për t’iu bashkuar AAK-së. “Duke mos qenë i kënaqur me ngjarjet që janë zhvilluar brenda subjektit tonë politik, neglizhencën e drejtuesve nga qendra, për krijimin e kushteve më të mira për punë në degën tonë, më kanë detyruar që të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së AKR-së”, pati thënë Gashi, ditën që iu bashkëngjit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.



Share