• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK: Thellohet regjimi i Thaçit në Dragash!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 01 Shtator 2013 14:58

kryesia_ldk_dragashDragash, 01 shtator 2013 - Dega e LDK-së në Dragash, në mbledhjen e saj të rregullt, ka dalë me një komunikatë për media, në të cilën konsideron se nominimi i Salim Jenuzit, si kandidatit për kryetar të  Dragashit nga ana e PDK-së, është dështim për banorët e komunës së Dragashit. “Kryetari aktual, Salim Jenuzi, ka dëshmuar paaftësi udhëheqëse, bashkë me stafin e tij, për faktin se nuk kanë arritur që t’i shfrytëzojnë fondet në mënyrë racionale. Jenuzi, bashkë me stafin e tij, brenda tri viteve i ka shkaktuar qytetarëve të komunës dëmin financiar, prej rreth një milion eurosh. Këto para janë kthyer në suficit, pasi nuk ka pasur aftësi menaxhimi nga kjo garniturë qeverisëse. Madje, janë keqpërdorë mbi 70 mijë euro në QKMF. Nuk po realizohet apo ka mbetur në gjysmë projekti i ujësjellësit, i cili ka filluar së ndërtuari, duke synuar furnizimin me ujë të 15 fshatrave. Kjo qeveri e ka lënë pa ujë fshatin Brezne, njërin prej fshatrave më të mëdha në komunë. Ka mbetur pa përfunduar shkolla e mesme profesionale. Ka politizuar dhe po e politizon edhe më tej arsimin. Me rastin e ardhjes së kryeministrit Thaçi, Salim Jenuzi i ftoi që të marrin pjesë të gjithë ata arsimtarë, të cilët kanë konkurruar për vazhdimin e kontratave për punë dhe të cilët, disa ditë më parë i janë nënshtruar intervistimit, e që kjo konsiston me shkeljen e të drejtave të njeriut”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së, duke vazhduar me akuzat ndaj qeverisë lokale dhe partisë në pushtet. “PDK-ja në Dragash dhe kryetari i saj, po kthehen në regjim dhe jo në qeverisje. Salim Jenuzi, siç po i pastron njerëzit eminent nga subjekti i tij, ka filluar që, përmes sekserëve të tij, të shkaktojë edhe presion psikik dhe dhunë tek qytetarët, stafi civil dhe tek arsimtarët. Politika e tij dhe përkrahësit e tij, janë robër të pushtetit ose janë të zënë ngushtë nga interesat personale dhe klanore. Regjimi thaçist ka lëshuar rrënjë të thella në komunën e Dragashit, për shkak të servilizmit të Salim Jenuzit, i cili nuk ka aftësi për të qeverisur. Në komunën e Dragashit, janë të anashkaluara dhe të dhunuara bizneset private, për arsye se ato nuk mund të marrin tenderë, përmes së cilëve do t’i punësonin të rinjtë e kësaj komune. Bizneset e Dragashit janë të eliminuara nga lart, nga bosët e qeverisë pronto të Thaçit dhe servilit të tij, Jenuzit. Në komunën e Dragashit edhe punësimi bëhet me direktiva të qeverisë pronto, sepse nuk ka më qeverisje por regjim qeveritar, të cilin e ka instaluar Thaçi, e që po e zbaton vartësi i tij më i padenjë dhe më i pa potencë politike e menaxhuese, Salim Jenuzi”, përfundon komunikata e LDK-së në Dragash, e nënshkruar nga zëdhënësi, Qamil Kolloni.



Share