Thaçi përkujtoi Betejën e Vrrinit! |
Prizren, 02 shtator 2013 - Përfaqësues të institucioneve lokale dhe atyre qendrore, në mesin e të cilëve edhe kryeministri, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve, janë bërë bashkë sot, në fshatin Jeshkovë të Prizrenit, për ta përkujtuar betejën e Vrrinit, në të cilën, pesëmbëdhjetë vjet më parë, kanë rënë 27 dëshmorë dhe 42 martirë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Jeshkova është vend i shenjtë, në të cilin ishte vendosur shtabi i brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut. Ai i siguroi qytetarët, se nuk do të ketë ndalesë e as kthesë prapa, duke përmendur në këtë kontest lëvizjen e lirë dhe integrimin në strukturat euroatlantike. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se dëshmorët e kombit ishin bijtë e popullit, feniks, i cili, edhe pse u rrezikua me qindra herë, nuk u zhduk kurrë.
|