• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
VV: Bledi Kurtishi, kandidat për kryetar!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 03 Shtator 2013 18:37

bledi_kurtishi_vetevendosjeDragash, 03 shtator 2013
- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, e ka nominuar kandidatin e saj për kryetar të Dragashit. Ai do të jetë, Bledi Kurtishi, për të cilin kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se është zgjedhja më e mirë. “Ne besojmë se, Bledi Kurtishi, është zgjedhja jonë e duhur, zgjedhja jonë e përbashkët”, ka thënë Kurti.
Siç njoftohet në portalin zyrtar të Vetëvendosjes, i saponominuari për postin e të parit të Komunës së Dragashit, Bledi Kurtishi, ka thënë se mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike, politizimi i sektorit publik, papunësia, varfëria e madhe, si dhe nepotizmi, bëjnë që qytetarët e Dragashit të jenë shumë të pakënaqur me udhëheqësinë e deritashme. “Kjo pakënaqësi, duhet të kthehet në organizim të fuqishëm shoqëror e politik, në mënyrë që t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë. Në qytetin tonë ka mundësi për të punuar, ka mundësi për tu zhvilluar. Ne kemi planin, ekipin, vullnetin, përkushtimin e dëshirën për ta bërë këtë”, tha Kurtishi, duke shtuar se politikat e deritashme të udhëheqjes komunale, nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, pavarësisht premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. “Shëndetësia, bashkë me arsimin dhe mirëqenien sociale, është njëra nga tre faktorët që përcakton cilësinë e jetës së qytetarit. Ne angazhohemi për jetë, shumë më të mirë të qytetarëve të Sharrit. Prandaj, ne do të bëjmë ç'është e mundur, për ta realizuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, është shprehur Kurtishi.
Bledi Kurtishi ka lindur me 20 shkurt 1985, në fshatin Brrut. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në Dragash, kurse fakultetin në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega e Farmacisë. Që nga viti 2009, ai posedon licencën e farmacistit dhe ushtron këtë veprimtari në Dragash.


Share