• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sali Berisha, nuk lejon sulme ndaj Iranit!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 03 Shtator 2013 19:39

sali_berisha_idhnakTiranë, 03 shtator 2013
- Qeveria e Shqipërisë deklarohet për herë të parë publikisht, se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit. Kjo është deklarata zyrtare që i kundërvihet qëndrimit të SHBA-ve, e cila deri më sot është mbështetur fuqishëm nga Shqipëria, në çdo aksion të saj, në drejtim të ndërhyrjeve ushtarake.
Deklarata mbështetëse ndaj Teheranit zyrtar, u bë sot nga kryeministri në largim, Sali Berisha, gjatë pritjes që i bëri ambasadorit të ri iranian, Majid Mozafari. “Ju siguroj se, nga territori i Shqipërisë, nuk do të mund të ndërmerret, qoftë edhe një veprim, në drejtim të Iranit”, i tha mysafirit iranian, kryeministri Berisha.
Në këtë takim, Mozafari ia shprehu Berishës zemërimin e Teheranit zyrtar, për faktin se qeveria e drejtuar nga ai, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, pranoi akomodimin e një grupi muxhahedinësh, të cilët nga Irani konsiderohen si terroristë. “Irani nuk donte që Shqipëria të bëhej vendi i parë i strehimit të pjesëtarëve të grupit MEK (Mojahedin-e-Khalq), të cilët ndodheshin në kampin LIRIA, në Irak”, i tha Berishës ambasadori i ri i Iranit në Shqipëri. Në arsyetimin e tij, kryeministri Berisha i tha ambasadorit iranian, se ky vendim ka të bëjë me qëndrimin, tërësisht humanitar, të qeverisë shqiptare. “Cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve iraniane, dhe që dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritetet shqiptare. Ne jemi të përkushtuar që t’iu krijojmë atyre të gjitha kushtet, për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend”, tha Berisha, duke uruar që Irani t’i zgjidh me transparencë dhe bashkëpunim të besueshëm, kundërshtitë për problemin e armëve bërthamore, duke ecur në rrugën e bashkëpunimit ndërkombëtar.


Share