• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Malishevë: Rinia e LDK-së, kaloi në PDK!

kilaj_ostrozub_malisheveMalishevë, 13 shtator 2013
- Dhjetëra anëtarë të rinj të LDK-së, nga fshati Ostrozub i Malishevës, kanë aderuar sot në PDK, me arsyetimin se kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka realizuar shumë projekte në këtë fshat. Ata thanë se janë të kënaqur me punën dhe angazhimin e kryetarit të Komunës, dhe se kjo ka ndikuar që ta përkrahim kandidaturën e tij edhe në zgjedhjet e nëntorit. Duke iu drejtuar Kilajt, të rinjtë e këtij fshati deklaruan se kryetari Kilaj, është i vetmi që ka punuar për fshatin e tyre.
Kryetari aktual i Malishevës dhe kandidati i PDK-së për këtë post, edhe në zgjedhjet e nëntorit, Isni Kilaj, pasi i falënderoi anëtarët e rinj, tha se të gjitha partitë shqiptare, janë kombëtare. Por, siç tha Kilaj, ajo që e dallon PDK-në nga partitë tjera, është puna dhe angazhimi, në raport me qytetarët. “Nga viti 2003, PDK-ja po qeverisë në Malishevë dhe, deri më tani, kemi arritur t’i realizojmë shumicën e premtimeve tona, sidomos në rregullimin e infrastrukturës, si kanalizimet, rrugët, trotuaret, ujësjellësit, shkollat dhe të tjera projekte kapitale”, tha Kilaj, duke apeluar që investimet e fundit, të mos i ndërlidhen me fushatën zgjedhore, pasi ato kanë qenë të planifikuara të realizohen gjatë këtij viti.
Në fund të këtij takimi, para se tua jepte zyrtarisht librezat e anëtarësisë, Kilaj premtoi që, brenda tre vjetësh, në Ostrozub do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës, me që objekti aktual, siç tha, nuk i plotëson nevojat dhe as standardet për mësim në kushte normale.


Share