• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet besueshmëria në institucione!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 18 Shtator 2013 14:57

vjosa_curriDragash, 18 shtator 2013 - Qendra për Këshillim dhe Përkrahje të Femrës “Dora-Dorës”, e përkrahur nga Caritasi zviceran dhe Komuna e Dragashit, të martën organizoi tryezën, me temën “Luftimi i dhunës në Familje”, ku u debatua shtruar problematika e kësaj natyre, si dhe u dhanë rekomandime, se si të veprohet më tej, në mënyrë që kjo dukuri negative të parandalohet. Të ftuar në këtë tryezë ishin përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe policore në Dragash, si dhe mediat dhe shoqëria civile.
Në këtë debat u tha se komuna e Dragashit, si vend ku ende mbizotërojnë traditat e vjetra, duhet të jetë një ekip më i gjerë, i cili do të ketë qasje tek çdo familje ku ka dhunë, duke mos shkaktuar konflikt, në atë që njihet si normë tradicionale. Kjo e fundit u konsiderua si pengesa kryesore në raportimin e dhunës në familje. Këtë e tha vetë drejtoresha e QKPF “Dora-Dorës”, Vjosa Curri, duke potencuar se në Dragash ka raste të shumta të dhunës në familje, por që shumë pakë raportohen ato. “Prandaj ne duhet të veprojmë në forma të ndryshme, që t’i identifikojmë ato raste, gjithnjë duke respektuar edhe traditën në këtë zonë”, tha Curri. Ndërkaq, Lindita Piraj, zyrtare për Barazinë Gjinore në Komunën e Dragashit, tha se faktorët që shkaktojnë dhunë në familje, janë të shumtë. “Prandaj, është mirë që, fillimisht të identifikohet faktori, e më pas të veprohet për parandalimin e dhunës”, tha Piraj.
I gjithë ky debat i ka paraprirë aktiviteteve që po bën Mekanizmi Koordinues kundër Dhunës në Familje, i cili është krijuar në Dragash, e që ka hartuar edhe një strategji lokale, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Dragashit, më 26 shtator, ku parashihet edhe miratimi i saj. Si rekomandime kryesore nga kjo tryezë, u nxorën ato që kanë të bëjnë me raportet mes institucioneve dhe qytetarit. Këtu u përmenden mungesa e besimit tek institucionet, kur është në pyetje ruajtja e privatësisë, si dhe siguria që kërkohet ndaj personave që do të raportojnë dukuritë e këqija në polici, apo edhe në institucionet tjera.


Share