• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Zveçan vritet një pjesëtar i EULEX-it!
e Enjte, 19 Shtator 2013 11:43

policia_eulex_mitroviceMitrovicë, 19 shtator 2013
- Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë mëngjesin e sotëm, në fshatin Ballaban të Zveçanit, në rrugën rajonale, Mitrovicë-Leposaviq. Mësohet se në automjetin e EULEX-it, në të cilin ndodheshin tre persona, është shtënë me armë automatike nga persona të panjohur. Nga të shtënat, një polic me shtetësi lituane ka mbetur i vdekur.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhjetë gëzhoja të armës automatike. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale, Avni Zahiti, pa dhënë detaje. Në Qendrën Spitalore, në veri të Mitrovicës, ku ishte dërguar viktima, kanë thënë se ai ishte sjellë aty rreth orës 8:15, pa shenja jete. “Ai është sjell në spital me autoambulancën e qendrës. Megjithëse, pa shenja jete, ne kemi kryer reanimacionin, i cili nuk ka dhënë rezultat”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, duke shtuar se viktima është qëlluar me armë zjarri në gjoks dhe në këmbën e djathtë. “Ai kishte derdhur shumë gjak. Kjo ka bërë që të mos mund t’iu bëjë ballë plagëve të rënda”, ka shtuar Ivanoviq.


Share