• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Haradinaj premton komunën e Restelicës
e Diel, 08 Nëntor 2009 22:36

haradinaj_ne_restelice
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të premten ka qëndruar në Komunën e Dragashit, gjegjësisht në fshatin Restelicë të Gorës dhe në fshatin Shajne të Opojës.
Gjatë vizitës që i bëri Restelicës, ai u ka premtuar banorëve të këtij vendbanimi më të madh të komunës së Dragashit, se fshatin e tyre do ta shndërrojë në komunë, nëse ata ia japin votën kandidatit të këtij subjekti politik për kryetar të komunës së Dragashit, Burim Pirajt. Për t’i bindur të pranishmit në këtë tubim parazgjedhor, se ky nuk është premtim bosh, Haradinaj u ka thënë se pikërisht ai është “babai” i disa komunave të reja të Kosovës. ”Unë kam marrë vendim për themelimin e komunave të reja në Kosovë, siç është komuna e Mamushës dhe disa të tjera, ngase ka qenë plani im që tu ofrohet vetëqeverisje më e madhe niveleve lokale në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se mënyra më e mirë e zhvillimit të kësaj ane, është themelimi i komunës së Restecilës. “Me këtë, komuna e Sharrit nuk do të humbte asgjë, ndërsa Restelica, si fshat më i madh i rajonit të Gorës, do të fitonte shumë, pasi të pavarësohej nga komuna e Dragashit, e që do të menaxhonte buxhetin vetjak”, ka theksuar Haradinaj.
Njëherësh, Haradinaj u ka premtuar restelicasve edhe hapjen e rrugës, që përmes këtij vendbanimi, do ta lidhte Kosovën me Maqedoninë. Kjo rrugë, sipas Haradinajt, do të ndikonte në zhvillimin e shpejtë të Restelicës.
Premtim tjetër i Hardinajt për Restelicën, ishte edhe ndërtimi i një hidrocentrali të madh, në zonën ndërkufitare me Maqedoninë, për të cilin tha se nuk kërkonë aq shumë mjete, sa vullnet për tu marrë me këtë çështje.
Në fund të fjalës së tij, Haradinaj ka kërkuar votën e restelicasve për AAK-në dhe për kandidatin e saj për kryetar komune, Burim Piraj, duke e lavdëruar atë si njeri të ndershëm, punëtor të palodhshëm e të sinqertë dhe që nuk punon në interes personal, por në interes të përgjithshëm.
Ndërkaq, vetë kandidati për kryetar të komunës së Dragashit, Burim Piraj, duke kërkuar votën e restelicasve, ka premtuar investime të shumta në këtë fshat. Ai ka përmendur rrugën që e lidhë këtë fshat me Dragashit, për të cilën ka premtuar investim, sepse, sipas tij, aktualisht kjo rrugë nuk është në gjendje të mirë, sidomos gjatë stinës së dimrit. “Në emër të All-llahut, ju premtoj angazhim të sinqertë dhe pa hile, për investime në fshatin tuaj, edhe pse në asnjë fshat nuk kam dhënë premtime konkrete. Kjo, sepse ju vërtetë keni mbetur të harruar nga pushteti”, tha Piraj.
Share