• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK akuzon Administratën komunale!

lidhja_demokratike_kosovesDragash, 21 shtator 2013 - Dega e LDK-së në Dragash, sërish ka akuzuar pushtetin lokal, i cili drejtohet nga PDK-ja. Përmes zëdhënësit të saj, Qamil Kolloni, LDK-ja ka apostrofuar, në vetën e parë, disa nga zyrtarët komunalë, si dhe kreun e Komunës, Salim Jenuzin, për të cilin thonë se po keqmenaxhon paranë publike. “Drejtori i Administratës dhe sekserët e Salimit po harxhojnë karburante pa masë. Me automjetet e Komunës, ata po harxhojnë nga 23 euro për një kilometër rrugë”, thuhet në fillim të kësaj komunikate, përmes së cilës LDK-ja thotë se ka analizuar Raportin mbi realizimin e buxhetit, janar - qershor 2013, i cili është publikuar nga vetë Komuna e Dragashit. “Aty shihet qartë se janë bërë shpenzime të karburanteve për automjetet, pa masë. Përpos kësaj, janë bërë edhe shpenzime të tjera, siç janë ato të telefonisë, riparimit të automjeteve dhe furnizimit me material për zyra”, thuhet më tej në komunikatë, për të vazhduar me apostrofimin direkt të drejtorit të Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, të cilin e akuzojnë se është fajtori kryesor për shpenzimet e derivateve, si dhe për keqmenaxhim të automjeteve zyrtare. “Ju, z. Nebiu, jeni drejtor që vetëm i ruani kopjet e çelësave të automjeteve zyrtare të Komunës. Sipas shpenzimeve dhe përcjelljes që po iu bëhet makinave zyrtare në komunën tonë, ato janë në qarkullim dit e natë, madje po shfrytëzohen edhe për porgime dhe ahengje të tjera familjare. Ju rikujtojmë z. Nebiu se ju, brenda 6 muajve, keni harxhuar 37 mijë e 210 euro për karburante të veturave zyrtare, ku për dallim nga viti i kaluar, për të njëjtën periudhë kohore, ju keni harxhuar 5 mijë euro më shumë. Kjo nënkupton se ju, vetëm se po i ruani kopjet e çelësave të makinave zyrtare dhe nuk po bëni menaxhimin dhe kontrollin e tyre. Ju, i nderuari drejtor, arsyetoheshit se harxhimet e karburanteve po bëheshin nga kryesuesi i mëparshëm i Kuvendit komunal, për të cilin thoshit se nuk i respektonte rregullat. Por, ky arsyetim i juaji nuk doli të jetë i vërtetë, sepse ju dhe kryesuesi aktual i Kuvendit, Shaban Shabani, i cili me mistrinë e vetë po qëndron në pushtet, duke kaluar nga një pozitë në tjetrën, ju ka dhënë mundësinë ju si drejtor, që t’i transportoni sekserët e Salim Jenuzit dhe tuajit personalisht, në takime periferike, jashtë territorit të komunës sonë, për të zbatuar regjimin tuaj qe e keni vendosur, duke eliminuar figurat më eminente të komunës, për t’i nxjerrë në skenë DEBATIKËT e PDK-së, si pionierë për shpëtimin e kësaj komune”, thuhet më tej në komunikatën e degës së LDK-së në Dragash, duke shtuar se këto veprime po bëhen, me të vetmin qëllim që të krijohet një territor për avantazhe në shtrirjen e regjimit të PDK-së. “Kjo po bëhet përmes sekserëve, të cilët po mundohen të ndajnë kulaçin e interesave të tyre, në periferi të komunës, në takimet tuaja TOP-Sekrete. Regjimi juaj po harxhon shumë karburante, për t’i zgjedhur drejtorët tuaj. Ju deshën dy vjet bisedime dhe tre herë përsëritje të konkursit, për të zgjedhur drejtorin e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, i cili është i preferuari i nënkryetarit të Komunës, Shehadin Tërshnjaku, njërit nga arkitektët e së keqes së arsimit në Dragash, si dhe ta realizoni apetitin tënd personal, z. Nebiu, që drejtori të jetë nga fashati juaj, apo i dëgjuari juaj. Ti, Avni Nebiu, je nyja lidhëse mes sekserëve të Salim Jonuzit. Ti po e gërsheton të keqen edhe në institucionet e dijes. Kryetari, Salim Jenuzi, ti Avni Nebiu, Shahadin Tërshnjaku, dhe drejtori, apo i dëgjuari juaj i Arsimit, gjynahut Hajri Ramadani, ia arritët qëllimit, qe në institucionet e dijes të këndohet kënga ‘Jalla shofer jalla, ku je to shkue, në gjimnaz me menaxhue’. A e dini se, sot e kësaj dite, nuk është  arritur të përpilohet orari i mësimit? Kjo, ngase nuk ka të zot në atë shkollë, por ka diktator apo diktate, e që diktati jeni ju, paria komunale”, thuhet në vazhdim të komunikatës, për t’iu rikthyer sërish shifrave në shpenzimin e buxhetit komunal. “Ju e harxhuat Buxhetin, jo për të bërë zgjidhje të duhura, por për të krijuar kaos. Harxhimet telefonike janë aq të larta, sa që do të duhej nga tre orë të kaloni në biseda telefonike, gjatë orarit të punës. Në periudhën raportuese, ju keni harxhuar 10 mijë e 450 euro, vetëm për telefon. Këto shpenzime janë më të larta, për 14 %. Shpenzimet e materialit zyrtar, janë 10 mijë e 422 euro, ku çmimet janë të fryra, në raport me çmimet e tregut. Aktualisht janë shtuar edhe më shumë qarkullimet me automjetet zyrtare, duke i shfrytëzuar ato për fushatë. Kjo tregon se, ju z. Avni Nebiu, jeni vetëm roje në Zyrën tuaj dhe jo menaxher i administratës. Andaj, ju kërkojmë t’i ndalni këto keqmenaxhime. Por, ju nuk dini ta bëni këtë. Ne ju përkujtojmë, se kështu nuk mbrohen interesat e qytetarëve”, përfundon komunikata e degës së LDK-së në Dragash, e nënshkruar nga zëdhënësi i saj, Qamil Kolloni.



Share