• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash, rikthehet futbolli zyrtar!
e Shtunë, 21 Shtator 2013 21:06

opoja_futboll_klubDragash, 21 shtator 2013
- Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Grupi A, të dielën (22.09.2013) rikthehet futbolli në Dragash, ku do të luajë K.F. “Opoja” kundër K.F. “Rahoveci”. Me fillim në orën 16:00, në stadiumin e Dragashit, pas plot 22 vitesh rikthehet futbolli në formatin zyrtar. Kjo ka bërë që krerët e K.F. “Opoja” t’i ftojnë të gjithë dashamirët e futbollit, sidomos ata që kanë nostalgji për “Opojën” e dikurshme, që t’i përkrahin djelmoshat tanë, në këtë ndeshje historike. Gjithashtu, krerët e klubit nga Dragashi, kanë kërkuar nga shikuesit që të manifestojnë kulturë sportive, duke iu premtuar atyre një lojë dinjitoze dhe manifestim të vlerave garuese nga i gjithë ekipi i Opojës. Sipas seleksionimit që ka bërë strategu, Samet Gërdellaj, në ndeshjen e nesërme, për Opojën do të luajnë, Astrit Berisha, Liridon Avdiu, Arbër Misini, Eshref Kryeziu, Rystem Shala, Hyjnor Piraj, Belmin Brenolli, Arianit Gashi, Vlortan Halimi, Yll Bojaxhiu, Menderes Sejdillar, Besmir Hasani, Florent Selaj, Pajtim Shala, Rizan Krasniqi, Dardan Piraj dhe Elvis Bojaxhiu.


Share