• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
"Memecët" synojnë sërish Kuvendin!

kuvendi_dragash_qenraDragash, 25 shtator 2013 - Partitë politike nuk i kanë larguar personat, të cilët nuk kanë folur asnjë fjalë, si delegatë në Kuvendin e Komunës së Dragashit. Përkundrazi, këta persona sërish janë përfshirë në listat zgjedhore, për të vazhduar këtë pozitë edhe për 4 vjet të tjera. Në raportin e fundit të KDI-së, rezulton se gjatë periudhës, janar-qershor të këtij viti, kishte këshilltarë, të cilët nuk kanë folur asnjë fjalë. Sipas këtij raporti, janë 5 këshilltarë të Dragashit, nga 27 gjithsej, të cilëve nuk iu është dëgjuar fare zëri në këtë periudhë. “Është karakteristike, se pjesa më e madhe e kuvendarëve ‘memecë’ janë nga radhët e partisë në pushtet, ndonëse nuk iu mbesin prapa as ata nga partitë opozitare”, tha Naim Cahanaj, zyrtar i KDI-së në Prizren, duke shtuar se, të dhënat që i ka publikuar KDI-ja, është dashur të merreshin parasysh nga partitë politike, gjatë përpilimit të listave për zgjedhjet e 3 nëntorit. “Edhe pse në raportet dhe analizat tona, çdo herë janë përmendur me emër e mbiemër kuvendarët heshtak, disa prej tyre janë propozuar sërish në listat zgjedhore”, shton Cahanaj. Në kuadër të aktiviteteve për monitorim të punës së Kuvendeve të Komunave të rajonit të Prizrenit, KDI-ja gjithnjë publikon “Fletëvotimin”, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale dhe të subjekteve politike, të përfaqësuara në KK-të e rajonit të Prizrenit. Edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, KDI ka publikuar emrat e disa përfaqësues të popullit në Kuvend, të cilët nuk e kanë marrë fjalën asnjëherë në mbledhjet e Kuvendit, gjatë periudhës janar-qershor 2013 dhe, si të tillë, janë vlerësuar me 0 % të vlerësimit të përgjithshëm. Sipas Naim Cahanit, marrja e mandatit për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve në organin më të lart të vetëqeverisjes lokale dhe mosangazhimi i tyre, në ngritjen e çështjeve dhe marrjen e fjalës gjatë punimeve të seancave, flet më së miri që disa nga anëtarët që kanë marrë besimin nga qytetarët, i kanë “tradhtuar” këta të fundit. “Të gjithë kuvendarët e japin dhe e nënshkruajnë betimin solemn, me të cilin betohen se do t’i kryejnë detyrat e përfaqësuesit të popullit, me nder, besnikëri dhe pa anime e me ndërgjegje dhe, sipas ligjit, do t’i ushtrojnë detyrat dhe autorizimet si këshilltar të Kuvendit të Komunës, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira dhe jetë e qetë për të gjithë. Dhënia e betimit në këtë formë dhe mos ushtrimi i autorizimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, fletë për paaftësi apo neglizhencë të këshilltarit”, vlerëson Cahanaj, sipas të cilit, partitë politike është dashur t’i marrin parasysh këto analiza të KDI-së, në mënyrë që të rrisin kualitetin e përfaqësimit të interesave të qytetarëve në Kuvend dhe jo t’i fusin sërish “memecët” për të garuar edhe për një mandat tjetër.


Share