• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Ura e Shenjtë” - hidrocentral dhe atraksion!

ura_e_shenjteRahovec, 28 shtator 2013 - Firma e krijuar me kapital të përbashkët të investitorëve nga Kosova dhe Zvicra “Edelweiss Energy” po punon në planifikimin për ndërtimin e një hidrocentrali, në lumin e Drinit të Bardhë, në Xërxë të Rahovecit. Projekti quhet “Ura e Shenjtë” dhe pritet të ketë një kapacitet të prodhimit të energjisë elektrike nga uji, rreth 8.8 MW. Me këtë hidrocentral, nuk planifikohet të zgjidhet vetëm problemi i energjisë elektrike për banorët e fshatit Xërxë, por mëtohet të arrihen përfitime edhe në agrikulturë. “Vërshimet e mëdha që kanë ndodhur në këtë pjesë të Kosovës, kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme në agrikulturë. Rregullimi i shtratit të lumit të Drinit të Bardhë, në Rahovec, si dhe ndërtimi i hidrocentralit, do të sjell leverdi për komunitetin në Xërxë të Rahovecit, sidomos në agrikulturë”, tha në Bernë Ilir Kelmendi, përfaqësues i “Edelweiss Energy”, teksa prezantonte projektin para zviceranëve, në konferencën për energjinë e ripërtërishme në Ballkan. Në konferencë u tha se komunitetit do t’i dhurohet, jo vetëm një hidrocentral, por edhe një park rekreacioni, pishina, fusha tenisi dhe shtigje të tjera për këmbësorë. Si rezultat “Ura e Shenjtë” do të bëhet një atraksion i madh në Kosovë, si për banorët vendas ashtu edhe për vizitorët. Kelmendi tha se i kanë marrë të gjitha lejet, përveç lejes së ndërtimit, e që shpresojnë se do ta marrin së shpejti, për t’i nisur punimet në pranverën e vitit të ardhshëm. “Sapo të përgatitet projekti final, ne mund të fillojmë ndërtimin. Krejt kjo, varet nga fondet që do t’i sigurojmë. Aktualisht, 50 % e investimeve, janë bërë vetëm për përgatitjen e projektit”, tha Kelmendi, duke sqaruar se i kanë siguruar të gjitha makineritë. “Një projekt i tillë, mund të kushtojë mbi 7 milionë, ndërsa të gjitha ekspertizat janë siguruar në Zvicër. Më e rëndësishmja është rregullimi i shtratit të lumit”, thekson Kelmendi.


Share