• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Brrut inaugurohet lapidari i martirëve!

lapidari_martireve_brrutDragash, 29 shtator 2013 - Pas një shekulli, në fshatin Brrut, në trevën e Opojës së Dragashit, të dielën u bë inaugurimi i lapidarit, në përkujtim të martirëve nga masakra që ushtroi pushteti serb në fshatin Brrut të Opojës së Dragashit, 100 vjet më parë. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, atyre qendrore, si dhe qindra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. I pranishëm ishte edhe veprimtari i madh i çështjes sonë kombëtare, Adem Demaçi, i cili mbajti një fjalim të pasur para të pranishmëve, ku mes tjerash tha se populli shqiptar, kurrë nuk e ka luftuar popullin serb, por vetëm qeveritë dhe mbretëritë e tyre. “Asnjëherë shqiptarët nuk kanë luftuar kundër popullit serb, por kundër tiranisë së qeveritarëve të tyre. Madje, shqiptarët e kanë mbrojtur popullin serb, sikurse sot që i ofrojmë këtij populli të drejtat maksimale në shtetin e Kosovës. Shqiptarët nuk kanë vra kurrë gra, pleq e fëmijë. Ata gjithnjë janë ballafaquar me strukturat ushtarako-policore të Beogradit, por kurrsesi me popullatën civile. Sot, kur kemi lirinë më të madhe se asnjëherë, ne duhet t’i kthehemi punës dhe vetëm punës, duke u përqendruar në prodhimtarinë bujqësore që ka kjo anë dhe jo të furnizohemi me mallra që vijnë nga jashtë. Sa më pak të merremi me politikë dhe më shumë të përkushtohemi në punë, sepse shteti jonë kërkon më shumë punë, pasi është në rrugën e shtetndërtimit”, tha mes tjerash Demaçi.
Fjalime mbajtën edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, si dhe historianë lokalë e kombëtarë, të cilët shpalosën histori, sipas gjurmëve që vetë kanë arritur t’i zbulojnë, siç ishte edhe gjetja e këtij varri masiv, i cili nga sot do të jetë i shënjuar me saktësi, në pllakën e së cilit janë gdhendur edhe emrat e atyre që u varrosën në këtë vend.
Arsimtari, Skender Nebiu, tha se ky varr masiv është identifikuar, falë punës që kishte bërë ai, duke mbledhur fakte nga gojëdhënat dhe hartat topografike të vjetra. “Në trevën e Opojës dhe në atë të Gorës, ekzistojnë edhe katër varreza të tjera masive, me martirë shqiptarë, si në fshatin Vraniç të Gorës, ku kanë rënë 52 martirë nga fshati Plavë, Brezne dhe nga gjithë treva e Lumës. Këto masakra mbi popullatën civile, ishin si hakmarrje e forcave serbe, ndaj kryengritësve shqiptarë, të cilët nuk arrinte t’i zhdukte. Masakra të këtilla ndodhen atëkohë edhe në fshatrat tjera të Opojës dhe Gorës”, tha mes tjerash Nebiu, duke i ftuar historianët që të punojnë më shumë në zbulimin dhe identifikimin e këtyre masakrave.
Lapidari që u zbulua sot, iu kushtohet 42 martirëve nga fshati Brrut dhe nga fshatrat tjera të Opojës së Dragashit, si dhe nga Kukësi e Prizreni me rrethinë, të rënë në vitin 1913, nga dora e pushtetit serb të asaj kohe.


Share