• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbi i hakmerret me bombë policisë!

granata_shterpceShtërpcë, 29 shtator 2013
- Në shenjë hakmarrje, pasi ishte fjalosur më herët me Policinë e Kosovës, serbi 27-vjeçar ia ka hedhur një mjet eksploziv Stacionit policor të Shtërpcës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, ku nga shpërthimi ka mbetur i lënduar një kalimtar rasti. Sipas policisë, nga ky shpërthim ka pësuar lëndime të rënda një kalimtar rasti, ndërsa janë dëmtuar dritaret e tri lokaleve, si dhe stacioni i policisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se një person është i dyshuar për këtë rast, i cili dy orë më herët ka pasur një ngatërresë me policinë. “Personi i dyshuar është i njohur për ne, sepse disa orë para shpërthimit ka pasur një mosmarrëveshje verbale me pjesëtarët e policisë, pasi kjo e fundit i kishte shqiptuar një masë ndëshkimi për parkim ilegal”, ka thënë Gashi.


Share