• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK: Do t’ia rikthejmë pushtetin qytetarëve!

ldk_fushata_dragashDragash, 05 tetor 2013
– Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash, të premten hapi zyrtarisht fushatën parazgjedhore, në të cilën u bë promovimi i kandidatit për kryetar të Komunës, si dhe kandidatëve që garojnë për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Dragashit. Në këtë manifestim, i pranishëm ishte edhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
LDK-ja e ka nisur fushatën, me moton “Sot Komuna, nesër Kosova”. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin shumë qytetarë, të cilët kishin dalë për ta pritur liderin e partisë së tyre, Isa Mustafa, i cili shoqërohej edhe nga sekretari i partisë, Ismet Beqiri, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, si dhe personalitete të tjera të partisë. Fillimisht, masës iu drejtua, Isa Mustafa dhe kandidati për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti. Më pas u prezantuan anëtarët për Kuvendin e Komunës së Dragashit, përmes një poezie që vlerësonte lart secilin emër. Në tubimin e LDK-së në Dragash, u tha se qytetarët e kësaj komune meritojnë udhëheqje të bazuar në traditë, profesionalizëm dhe vlera njerëzore. Për këtë, u tha se garanton vetëm LDK-ja, me kandidatin për kryetar komune, Fatmir Mehmetin. Gjithashtu, u tha se LDK-ja nuk synon të fitojë në komuna, sa për ta veshur LDK-në me pushtet, por dëshiron fitore që qytetarët e komunave të bëhen të pushtetshëm, sepse ata meritojnë një pushtet demokratik.


Share