• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Haradinaj: Do ta ndryshojmë Dragashin!

aak_dragash_2013Dragash, 07 tetor 2013
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot e nisi fushatën parazgjedhore në Dragash, ku prezantoi kandidatët e vet për Kuvendin e Komunës së Dragashit, si dhe kandidatin për kryetar të kësaj Komune, Selami Sahitin. Në këtë ceremoni u tha se 16 kandidatët e kësaj partie që do të garojnë për këshilltarë komunalë, janë personalitete që do të dinë dhe do të kenë vullnet për të udhëhequr Komunën e Dragashit. Gjithashtu, fjalë miradije u thanë edhe për kandidatin, Selami Sahitin, i cili garon për të parin e Komunës së Dragashit. “Para jush keni njerëz shumë të mirë, prandaj nuk mund të thuhet se nuk keni kujt t’ia besoni udhëheqjen komunale, për katër vitet e ardhshme. Ekipi i AAK-së, në krye me Selami Sahitin, janë të gatshëm dhe të aftë për ta ndryshuar komunën e Dragashit”, tha i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Në vazhdën e aktivitetit të sotëm, kësaj partie iu bashkuan edhe disa anëtarë të rinj, të cilëve iu dëshiroi mirëseardhje, vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe kandidati për kryetar të Komunës, Selami Sahiti.



Share