• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zyrtarë të lartë të LDK-së, kërkojnë votën për Shemsidinin
e Diel, 08 Nëntor 2009 23:53

zharku
Në kërkim të votës për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Zharku dhe Skënder Zogaj, anëtarë të kryesisë qendrore të kësaj partie, të shtunën janë takuar me ithtarët e tyre në fshatin Brezne, duke iu premtuar banorëve se do të bëjnë shumë për ta, po qe se u jepet besimi. “Sivjet shënojmë 20 vjetorin e LDK-së dhe jemi krenarë për këtë, sepse historia e LDK-së është histori e shtetit të Kosovës, e ndërtimit të saj, e luftës së saj, e sakrificës dhe e punës. Jemi krenarë që e kemi udhëheq Kosovën deri në ditët e sotme, ngase liria i ka themelet në këtë subjekt politik. Ajo nuk është formuar si parti për pushtet, por për ta çliruar popullin nga sundimi shekullor. Prandaj, ne i kemi fituar votat, gati në të gjitha zgjedhjet e pasluftës”, u ka thënë brezjanëve, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku. Ai e ka kërkuar përkrahjen e tyre, për ta realizuar, siç tha, amanetin e ish-presidentit Rugova, jo me fjalë, por me vepra. “17 vjet kemi qenë me ju, andaj e kërkojmë votën tuaj që këtë komunë ta ndërtojmë dhe, bashkë me tërë Kosovën, ta bëjmë pjesë të Evropës. Ju ftoj që ta përkrahni kandidatin për kryetar komune, Halim Shemsidinin dhe kandidatët për delegatë në Kuvendin Komunal, të cilët e kanë përkrahjen tonë të plotë. Çdo projekt i Shemsidinit, do të realizohet gjatë 4 viteve të ardhshme”, ka thënë ministri Zharku.
Ndërkaq, Skënder Zogaj, ka konstatuar se gjatë viteve të pas luftës ka ndryshuar ajo që është dashur të ndryshojë, por nuk ka ndryshuar ajo që nuk është dashur të ndryshojë. “Jemi simbol i lirisë dhe paqes. Kurrë në jetën tonë nuk kemi pushtuar askënd, andaj mburremi me urtësinë dhe mençurinë tonë. Në këto zgjedhje na duhet fitorja, ngase fëmijët tanë presin prej nesh”, është shprehur Zogaj, duke vlerësuar se treva e Opojës është bastion i demokracisë së vërtetë dhe flamurtare e LDK-së, ngase, që nga viti 1989, i ka qëndruar besnike Rugovës. “Rruga që e ndoqëm, ka qenë pa hile, dhe mjaftë e suksesshme. Sot, Kosova është e pavarur, e lirë, por që e tëra kjo ende nuk ka përfunduar, andaj nevojitet shumë punë e mund, që ky shtet i ri ka nevojë të ndërtohet e të forcohet. Pikërisht këtu qëndron problemi, të cilin nuk e kemi të qartë, as sot e kësaj dite, sepse jo të gjithë duan që Kosova të jetë e fortë dhe stabile. Këtë nuk e duan kalkulantët të dresuar për shantazhe, klanet mercenare dhe klikat agjenturore të shërbimeve të fshehta, nuk e duan rrenacakët e kuq dhe lakmitarët e zinj. Të tillëve nuk duhet t’ua lëmë në dorë fatin e fëmijëve tanë. Kjo do të jetë detyrë e shenjtë për ne”, ka thënë Zogaj, duke vlerësuar se Halim Shemsidini dhe kandidatët e LDK-së për Kuvendin Komunal, janë njerëz të dëshmuar, dhe se e meritojnë përkrahjen e qytetarëve. “LDK-ja duhet me qenë zot në shtëpinë e saj, sepse këtë e meriton. Vizioni i saj është e ardhmja jonë e pastër dhe e dinjitetshme. Ky dinjitet na vyen sot, më shumë se kurrë, sepse pa të, nuk vlen asgjë. S’është dinjitoze me derdhë miliona euro për të fituar një votë, për të blerë shpirtin tonë. Ne nuk e bëjmë kurrë një ofertë të tillë dhe se kështu nuk do të donim kurrë marrjen e pushtetit”, ka pohuar Zogaj, duke i porositur brezjanët që të mendojnë mirë se kujt do t’ia japin votën.
Në fund të këtij takimi, kandidati për kryetar të Dragashit, Halim Shemsidini, duke shpalosur programin zhvillimor të komunës, të cilin e quajti shpresëdhënës, ka kritikuar qeverisjen e tanishme, si të paaftë për ta çuar komunën përpara.
Pasi kanë përfunduar takimin me elektoratin e Breznës, zyrtarët e lartë të LDK-së, kanë vazhduar fushatën në fshatin Kuk.
Share