• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Prevallë, nuk kursehet as Eqrem Kryeziu!

prevalla_prizren_rrenimi
Prizren, 19 tetor 2013 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi, ka thënë se, disa nga objektet e rrënuar në aksionin e së premtes në Prevallë, janë prona të disa zyrtarëve dhe politikanëve. Megjithëse Gashi nuk ka dashur të flas me emra, në bisedë e sipër, në  emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se, i vetmi prej skenës politike që e ka objektin në emër të vetë, është ish-kryetari i Prizrenit, i cili po kandidon edhe në zgjedhjet e nëntorit për ta rimarrë këtë post, Eqrem Kryeziu. “Kryeziu e ka tejkaluar lejen e ndërtimit, të cilën ia kishte dhënë vetes, në kohën kur ishte kryetar i Komunës së Prizrenit. Ndryshe, asnjë figurë politike nuk i ka në emër të vetë ndërtimet në Prevallë, përveç Eqrem Kryeziut. As Ardian Gjini nuk e ka në emër të vetë lejen e ndërtimit dhe këtu po kemi probleme më të mëdha”, ka thënë Gashi, duke shtuar se, edhe Kryeziut edhe Gjinit, do t’iu rrënohen këto objektet në të ardhmen, nëse nuk do ta rrënojnë vetë atë që kanë ndërtuar pa leje. Pavarësisht rezistencës që mund të kenë nga pronarët e këtyre objekteve, Gashi ka paralajmëruar se ato do të rrënohen të gjitha. “Gjatë aksionit të sotëm, tek Kampi Veror në Prevallë, janë larguar nga përdorimi rreth 90 për qind të objekteve, për të cilat Komuna e Prizrenit ka dështuar t’i parandalojë së ndërtuari në këtë zonë”, ka thënë Gashi.


Share