• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fatmir Mehmeti dyshon në politikat e RTK-së!
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 19 Tetor 2013 21:52

fatmir_mehmeti_rtkDragash, 19 tetor 2013 - Debati me kandidatët për kryetar të Dragashit, të cilët garojnë në zgjedhjet e nëntorit, është transmetuar mbrëmjen e së shtunës dhe jo të premten, ashtu siç ishte paralajmëruar. Për këtë mosrespektim të paralajmërimit, sot ka reaguar kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti. Ai ka thënë se lëvizja e orarit është bërë me qëllim nga Televizioni publik, si pasojë e devijimit të politikës që po ndjek RTK-ja. “Informimi i gabueshëm nga RTK-ja, se gjoja emetimi i debatit me kandidatët për kryetar të Dragashit, do të bëhet mbrëmjen e së premtes, është bërë me qëllime të caktuara dhe të dirigjuara nga partia në pushtet. Ky debat nuk u transmetua të premten, kur dhe pritej nga banorët e Dragashit, por transmetimi u bë një ditë më pas, e që kaloi pa u ndjekur nga banorët tanë. Jo vetëm kaq, por RTK-ja ndryshoi edhe orën e transmetimit. Për këtë, as që na u dhanë shpjegime nga kryeredaktori, Mufail Limani. Prandaj, ne kemi të drejtë të dyshojmë, se Informimi i gabuar, është faj i RTK-së dhe ata mbajnë përgjegjësi për këtë. Shpresoj të mbetemi të fortë, sepse vetëm kështu tremben edhe mediumet qeveritare”, ka thënë Mehmeti për Radio Sharrin. Ndonëse redaksia jonë ka tentuar të marr edhe prononcimin e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limanit, kjo nuk është mundësuar, pasi ky i fundit nuk lajmërohej në telefon.



Share