• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi: Bellobradi dhe Bresana, qyteza!

thaci_fushata_bellobradDragash, 20 tetor 2013
– Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në komunën e Dragashit, sot ka shpalosur programin e saj për mandatin e ardhshëm, në dy qendra të krahinës së Opojës, ku u përmenden edhe projektet e realizuara për 6 vjet, sa është duke qeverisur kjo parti me Dragashin. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kreu i partisë, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Fillimisht, shpalosja e programit të PDK-së për komunën e Dragashit u bë në fshatin Bresanë, ku u premtuan investime më të mëdha në këtë lokalitet, sikurse që u përmendën edhe investimet e realizuara deri më tani. “Ne, jo vetëm që i realizuam premtimet e dhëna në fillim të mandatit të kaluar, por ne i tejkaluam ato. Ju e dini më së miri se sa shumë punë kemi bërë. Prandaj, ne kemi arsye të kërkojmë edhe një mandat, sepse kanë mbetur edhe shumë punë të tjera për tu bërë”, tha mes tjerash, Salim Jenuzi.
Ndërkaq, kreu i partisë, Hashim Thaçi, tha se ndihet i lumtur që shikon kaq shumë njerëz të pranishëm, madje, siç tha ai, më shumë se në fushatën pararendëse. “Prania juaj masovike, më vërteton punën e mirë që ka bërë kryetari juaj, Jenuzi, të cilit, sot i premtoj se do ta ketë mbështetjen time dhe të qeverisë, në çdo projekt që do ta parashtroj tek ne”, tha mes tjerash Thaçi, i cili konkretizoi disa nga projektet që në mandatin e ardhshëm do të realizohen, si rinovimi i rrugës Zhur – Dragash dhe ndërtimi i një palestre sportive në Dragash.
Pak më vonë, fushata vazhdoi edhe në Bellobrad, ku nëndega në këtë lokalitet i bëri pritje madhështore kreut të partisë, me surle e tupanë, madje në valle u kyç edhe vetë kandidati për kryetar të Komunës, Salim Jenuzi. Ky i fundit, Bellobradit i premtoi ndërtimin e trotuareve përgjatë rrugëve kryesore, renovimin e ujësjellësit, një sallë sporti në lokalet e shkollës, rrethimin e varrezave, si dhe ndriçimin publik. Jenuzi nuk e la pa e përmendur edhe ndërtimin e shkollës së re, për të cilën paralajmëroi se do të përurohet, pas tre ditësh. Për të gjitha këto premtime, zotimin para bellobradasve e bëri vet kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, i cili e ftoi elektoratin që t’ia besoj edhe një mandat kryetarit aktual të Komunës, për të cilin tha se do ta mbështesë fuqishëm. Anomali në këtë fushatë ishte mungesa e energjisë elektrike, e cila mungoi gjatë tërë kohës së qëndrimit të kreut të  qeverisë në komunën e Dragashit.


Share