• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fatmir Limaj dhe Idriz Vehapi, kërkojnë votën për Jenuzin
e Hënë, 09 Nëntor 2009 00:02

limaj-vehapi
Fatmir Limaj dhe Idriz Vehapi, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ministra në kabinetin Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore që zhvilluan të dielën në komunën e Dragashit, kërkuan mbështetjen e opojanëve për kandidatin e kësaj partie, për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzin.
Gjatë takimit që zhvilluan me banorët e fshatit Kosavë, ata u shprehen se, padyshim, ky rajon është pjesa më e bukur që ka Kosova, por që kërkon më shumë vëmendje nga pushteti. “Detyra jonë është që, me punën tonë, ta zbukurojmë edhe më tepër këtë trevë, sepse këtu kemi shumë blegtorë. Këtë vit kemi filluar t’i përkrahim ata, dhe, ju premtoj, se këtë përkrahje do ta vazhdojmë. Kjo, sepse, me zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit, ky rajon do t’i përngjajë Zvicrës”, u ka thënë kosavasve Vehapi, duke konstatuar se rrugën e suksesit, banorët e kësaj ane e kanë gjetur para dy viteve, kur kanë votuar për PDK-në dhe për kryetarin e komunës, Salim Jenuzin. “Punën e tij e keni parë gjatë 18 muajve dhe, jeni dëshmitarë, se këtu është arritur më shumë se gjatë dy mandateve të kaluara. Andaj, ju garantoj se, po qe se ia jepni sërish besimin, ai do ta ketë edhe përkrahjen tonë të fuqishme, si njeri punëtor e i vyeshëm”, ka nënvizuar ministri i Bujqësisë... Idriz Vehapi.
Ndërkaq, Fatmir Limaj, aktualisht ministër i Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, ka shtuar se, bukuritë që i ka falë Zoti, është hera e parë që mund të shfrytëzohen si duhet. Dikur, sipas tij, ato i kemi parë, por i ka shfrytëzuar tjetërkush. “Për herë të parë në historinë tonë, e gëzojmë vendin tonë, e sidomos me shpalljen e pavarësisë. Por, e tëra kjo që ka ndodhur brenda 10 vitesh, nuk ka pikur nga qielli, por është rezultat i punës, përkushtimit, sakrificës dhe gjakut të bijve tanë më të mirë. Derisa dje i keni shitur delet për t’i ndihmuar shtetit, sot shteti ju ofron dyfishimin e tyre. Ky është shteti, të cilin jemi munduar ta bëjmë”, ka thënë Limaj, për të shtuar se ky rajon ka qenë i lënë pas dore, prandaj do të jetë prioritet i Qeverisë. “E para është interesi strategjik, si zonë kufitare. E dyta, këtë natyrë të bukur, duam ta kthejmë në një zonë të fuqishme, në sektorin e blegtorisë e turizmit. Andaj, ju ftoj që mos t’i lëshoni këto troje të mrekullueshme, ngase, pas disa vitesh, këtu do të jetë toka më e shtrenjtë se në Prizren”, u ka thënë banorëve Limaj.
Duke shpalosur të arriturat gjatë këtij mandati, Limaj ka theksuar se PDK-ja ka udhëhequr për herë të parë në këtë komunë gjatë 18 muajve dhe se rezultatet janë dukshëm të mëdha, edhe pse koha ishte e shkurtër. “Merrni lapsin dhe llogarisni, çka është bërë për 8 vjet, e çka për 18 muaj! Matematikë e thjeshtë! Ka ardhur koha që të shikoni interesin tuaj. Vota i jepet atij që na ka bindur me punën që ka bërë, ose nuk i jepet, atij që s’ka punuar”, ka thëna ai.
Limaj në vazhdim ka thënë se të gjitha partitë janë shqiptare, prandaj duhet të votohen, ama vetëm në bazë të punës së tyre, jo për arsye politike. “Të gjitha këto parti janë shqiptare dhe vijnë për ta kërkuar votën tuaj! Por, ju duhet ta vlerësoni punën e tyre, ngase vendi duhet të ecë përpara, ngase kemi humbur shumë kohë. Jeni dëshmitarë se po punohet në çdo qytet e fshat. Po ndërtohen, si asnjëherë më parë, rrugë, kanalizime, shkolla, ambulanca etj. E tëra që është bërë këtu, për 18 muaj, është meritë e kryetarit Jenuzi. Andaj, sot jemi këtu, për t’i dhënë mbështetje të fuqishme, ngase na ka bërë të krenohemi, sepse ai e ka çuar çdo cent në vendin e duhur. Për 18 muaj keni asfaltuar rreth 50 kilometër rrugë! Llogaritni sa do të asfaltonim për 8 vjet!”, ka thënë Limaj, duke kërkuar mbështetjen e banorëve të Kosavës për Salim Jenuzin.
Në përmbyllje të këtij takimi, vetë Jenuzi i ka falënderuar kosavast që i kanë dhënë mbështetje para dy vitesh, duke shpresuar se këtë do ta bëjnë edhe më 15 nëntor.
Në fund të vizitës së tyre në Opojë, zyrtarët e lartë të PDK-së kanë qëndruar edhe në fshatrat Shajne dhe Buçe, ku kanë shpalosur programin e PDK-së për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Share