• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Limaj: Mediat spekuluan për vizitën e Metës!
e Martë, 22 Tetor 2013 12:44

fatmir_limaj_reagimPrizren, 22 tetor 2013 - Pas shkrimeve në disa media, të cilat e kanë transmetuar një artikull të gazetës “Bota Sot”, në lidhje me takimin jozyrtar që zhvilloi të dielën kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta, me kuvendarin e Kosovës, Fatmir Limaj, ky i fundit ka reaguar sot, duke i quajtur si spekulime ato që janë supozuar nga kjo gazetë, se gjoja takimi ka pasur qëllime politike. Madje, gazeta “Bota Sot” e kishte etiketuar kryekuvendarin e Shqipërisë, si sekser të kryeministrit Thaçi, për gjoja ndërmjetësim në pajtimin mes Limajt dhe Thaçit. “Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe, për hir të sqarimit të publikut, ju njoftoj se kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherësh miku im, z. Ilir Meta, vërtetë ka qenë të dielën për të më vizituar dhe ne kemi drekuar në Prizren. Por, vizita ka qenë private. Z. Meta më ka vizituar për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, ashtu siç është spekuluar në media. Ka qenë takim mes miqsh që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi, për shkak të rrethanave, të cilat edhe janë të njohura për ju. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj z. Meta për vizitën dhe urimet që mi ka transmetuar nga shumë miq nga Shqipëria. Njëherësh, shpreh keqardhje që këtë vizitë private, dikush ka dashur ta keqinterpretoj me qëllime të caktuara”, ka thënë Limaj, në sqarimin e tij për publikun. Kujtojmë se, të hënën, mediat kanë transmetuar një shkrim të botuar në gazetën “Bota Sot”, ku kjo e fundit ia ka dhenë Metës epitetin “Sekser” që punon për kreun e PDK-së, Hashim Thaçin. “Duket se ka pasur qëllim politik takimi. Duket se e vetmja arsye e takimit të Metës me Fatmir Limajn, është ndërmjetësimi i tij për t’i ulur gjakrat, në konfliktin e hapur politik të Limajt me Hashim Thaçin. Burimet tona bëjnë të ditur se, në këtë takim, temë kryesore ka qenë konflikti i fundit politik në mes të Thaçit dhe Limajt. Kryetari i Kuvendit, duket se ka marrë porosi nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që të ndikojë tek Fatmir Limaj, duke kërkuar që ky i fundit të mos e sulmojë aq shumë PDK-në dhe Hashim Thaçin sepse, me humbjen eventuale të PDK-së në këto zgjedhje, humbin që të dy, edhe Thaçi edhe Limaj. Burimet tona nuk bëjnë të ditur, se sa ka arritur të ndikojë Meta tek Fatmir Limaj. Por, zyrtarët e shtetit shqiptar janë të interesuar që ta ruajnë stabilitetin dhe pushtetin aktual në Kosovë. Rama e Meta preferojnë që ta kenë Hashim Thaçin në pushtet e pse jo edhe Limajn, të bashkuar me të”, ka komentuar “Bota Sot”.


Share