• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Beqir BEQAJ   
e Mërkurë, 23 Tetor 2013 14:10

drejtori_beqir_beqaj
Beqir BEQAJ - drejtor i përgjithshëm në Radio SHARRI

 

DUAM PROGRAME DHE OFERTA - JO SPEKTAKËL!

• Shumë spektakël dhe shfaqje humoristike i dhuruan të martën shikuesve, kandidatët që synojnë postin e të parit të Komunës së Dragashit, në një emision falas që ka për synim njohjen e votuesve me ofertat e secilit kandidat, me synim bindjen e votuesve për t’ia dhënë votën në zgjedhjet e nëntorit. Këtë mundësi për të shpalosur programin dhe vizionin e tyre, nuk e shfrytëzuan si duhet as në këtë emision kandidatët për kryetar të Dragashit, mbrëmjen e së martës, në emisionin “Jeta në Kosovë”, i cili për herë të parë u transmetua drejtpërdrejtë nga Dragashi. Në vend të kësaj, garuesit për postin më të lart në Dragash, veçanërisht ata nga opozita, e kthyen në një lojë gjykatoreje, duke e akuzuar kryetarin aktual. Madje, dikush tha se ky i fundit e ka vendin në burg. Ndërkaq, kryetarit aktual, i cili garon edhe për një mandat në këtë post, nuk i mbeti gjë, pos të mbrohej nga akuzat e shumta që i bëheshin. Në rolin e gjykatësit, mbeti moderatorja, Jeta Xharra, e cila shpeshherë mundohej që t’i rikthente bashkëbiseduesit në temën dhe qëllimin e këtij emisioni, duke kërkuar nga shtatë kandidatët e pranishëm, nga 8 që garojnë për kryetar të Dragashit, që të tregojnë se çfarë do të bëjnë më mirë ata dhe çfarë i premtojnë më mirë se kryetari aktual zgjedhësve nga kjo komunë.
Krejt çfarë u pa në këto premtime, ishte dëshira e madhe e kandidatëve për ta marrë postin e kryetarit, me arsyetimet se janë më të mirë se kryetari aktual. Madje, pati dhe kërkesa për ndarjen e kësaj komune, përmes formimit të një komune të veçantë në krahinën e Gorës. Kjo ofertë u bë nga kandidati i koalicionit VAKAT që tubon rreth vetës goranët me përkatësi boshnjake. Por, në forma indirekte, sikur u kërkua edhe nga shqiptarët e trevës së Opojës, që të krijohet një qendër administrative në fshatin Bresanë, përmes ndërtimit të një shkolle të mesme dhe jo vetëm. Madje, njëri nga kandidatët, nuk hezitoi të përmendte faktin, se në këtë fshat ekzistonte shkolla e mesme, por pas luftës ajo u shua!
Për ata që nuk i njohin rrethanat, dy dekada më parë, tingëlloi e tmerrshme kur dëgjoi se është shuar një shkollë, madje e mesme. Por, t’ia përmendësh opojanëve këtë periudhë kohore, kur ka ekzistuar kjo shkollë e improvizuar në Bresanë, është e tmerrshme! Edhe më e tmerrshme tingëllon kërkesa për rikthimin e saj. Kjo, sepse në atë kohë, ishin shndërruar në lokale të shkollës së mesme edhe shtëpitë private, siç ishte ajo në Bellobrad, pasi objekti i shkollës së mesme në Dragash ishte okupuar nga pushteti serb, i cili i pati dëbuar nxënësit shqiptarë! Sot, kur në Dragash, përpos objektit ekzistues, po përfundon së ndërtuari edhe një objekt i ri, më i madh dhe më modern se ai ekzistues, kërkesa për një objekt edhe në fshatin Bresanë, duket sikur po kërkohet braktisja e Dragashit, kësaj radhe me dëshirë. Kur i shtohet kësaj kërkesa e disa politikanëve nga Gora, që selia e Komunës së Gorës të instalohet në Dragash, nuk të mbetët gjë tjetër, pos të frikësohesh se po rikthehet dekada e tmerrshme e regjimit të Milosheviqit, i cili e kishte ndarë komunën e Dragashit në dysh, në komunën e Opojës dhe në atë të Gorës. Kjo e fundit ende po funksionon paralelisht, me seli në fshatin Vraniç! Duhet të pranohet fakti pozitiv, se teleshikuesit e këtij emisioni, asnjëherë nuk kanë parë publik më të disiplinuar, se sa ai në Dragash, ku shpeshherë mbretëronte qetësi absolute. Kjo të bën të kuptosh, se qytetarët që kishin mbushur sallën, shumë më shumë nuk arritën as të futeshin brenda, nuk kishin ardhur për spektakël e as për shfaqje humoristike. Ata kishin ardhur të dëgjonin platformat qeverisëse, nga secili kandidat, me të cilën do të qeverisej për 4 vjetët e ardhshme kjo komunë e varfër. Mirëpo, në vend të këtyre ofertave, të pranishmit ndoqën një lojë gjykatësish, ku i pandehur ishte kryetari aktual, ndërsa paditësit ishin pretendentët për këtë post. Krejt në fund, si për ëmbëlsirë, të pranishmit në sallë patën mundësi të ndjekin drejtpërdrejtë edhe shfaqje humoristike, me protagonistë, disa nga kandidatët që synojnë postin e të parit të Komunës së Dragashit. Pati dhe të tjerë kandidatë, të cilët tek moderatorja shikonin shpëtimtaren, magjistaren dhe gjykatësen, e cila do ta ndëshkonte kryetarin aktual për të gjitha të bëmat që u ngarkua nga rivalët e tij!




Share