Shkrumbohet, bashkë me automjetin! |
Prizren, 24 tetor 2013 - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën Prevallë-Prizren, me ç’rast një person ka humbur jetën kur automjeti i tij ka renë në një humnerë, rreth 100 metra thellësi, e që më pas është kapluar nga zjarri. Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur, përballë restorantit “Sharri”, rreth orës 16:20. “Një shofer ka humbur jetën, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur në tërësi, por që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, e që për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, rreth 100 metra. Pasi rënies në humnerë, automjeti është kapluar nga flakët e zjarrit dhe është shkrumbuar në tërësi, bashkë me viktimën që, sipas dokumentacionit të gjetur në vendin e ngjarjes, mund të jetë një banor nga rrethi i Suharekës, i vitlindjes 1968. Në vendin e ngjarjes kanë dalë drejtori rajonal dhe komandanti i Stacionit policor të Prizrenit, kryeprokurori dhe mjekoligjorët”, tha Berisha.
|