• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen tre anëtarë të listës “Srpska”!
e Mërkurë, 30 Tetor 2013 20:02

fushata_serbe_kosoveGjilan, 30 tetor 2013
- Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë, në Partesh të Gjilanit, punëtorë të institucioneve paralele që veprojnë në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke mos përmendur emrat e tyre, ka thënë se ata janë arrestuar sepse dyshohen se kanë bërë presion ndaj votuesve. “Policia ka pasur informata të qëndrueshme, se disa persona të dyshimtë kanë qene të involvuar në fushatën parazgjedhore dhe kane bërë presion ndaj personave të tjerë, duke kërkuar nga ta që të votojnë për një subjekt të caktuar”, ka thënë Hashani. Të arrestuarit janë dy meshkuj dhe një femër dhe, që të tre, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Sipas gazetës “Zëri”, e cila thotë se ka informacione të sigurta, të arrestuarit i përkasin Listës “Srpska”.
Për këtë arrestim ka raportuar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën, duke thënë se janë arrestuar, Zhivorad Jovanoviq, punëtor i të ashtuquajturit rreth i Anamoravës kosovare, Vitomirka Gavriloviq, punëtore e qendrës për punë sociale dhe Nenad Stojkoviq, punëtor i komunës paralele serbe në Gjilan. Kjo zyrë ka kërkuar që këta punëtorë të lirohen menjëherë, duke reaguar edhe tek OSBE-ja.


Share