• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia kërkon fitoren e CDU-së në Gorë!

Dragash, 31 tetor 2013
- Mirko Kërliq, zëvendës i ministrit serb pa portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin, dje ka qëndruar në trevën e Gorës, në komunën e Dragashit, për t’i inkurajuar goranët që të dalin masovisht në zgjedhjet e së dielës
mirko_krlic_gora dhe ta votojnë vetëm CDU-në, sepse, siç tha Kërliq, vetëm ky grupim politik e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. “Qeveria e Republikës së Serbisë ju përkrah maksimalisht sepse, me fitoren tuaj, ju do të realizoni ëndrrën për formimin e Komunës së Gorës, e cila më pas do të bëhet pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kështu, ju do të vazhdoni që ta gëzoni përkrahjen e qeverisë së Serbisë”, iu tha Kërliq goranëve, duke i ftuar që ta mbështesin maksimalisht Qendrën e Bashkimit Demokratik (CDU), rreth së cilit subjekt janë përfshirë, kryekëput ata që po e mbështesin Serbinë. Kërliq i ka tubuar në fshatin Glloboçicë arsimtarët që punojnë me plan-programet e Serbisë dhe që paguhen nga qeveria serbe, duke i ftuar që të angazhohen më shumë në terren, për ta siguruar fitoren e CDU-së.
Nga ana tjetër, kandidati që zyrtarisht garon për kryetar të Komunës së Dragashit, por në fakt thirret si kandidat për kryetar të Komunës së Gorës, Safet Kushi, ka akuzuar disa nga politikanët, bashkëvendës të tij, se po punojnë kundër interesave shtetërore të Serbisë. “Orhan Dragash, me Iniciativën qytetare të Goranëve në Beograd, po i mbështet partitë boshnjake dhe kosovare, sepse në Beograd nuk është në gjendje të siguroj mbështetje. Ai po tenton të siguroj këtu mbështetje, nga partitë që nuk e konsiderojnë Serbinë si shtet të tyre”, ka thënë Kushi. Ndërkaq, bartësi i Listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë të Dragashit, Adem Hoxha, e pohoi vizitën e zëvendësit të Vulinit, duke pranuar se ai ka qëndruar në Gorë për t’i dhënë mbështetje zyrtare CDU-së. “Po, na ka vizituar Kërliq, i shoqëruar edhe nga Jovica Buduriq, kryetar i Qarkut të Prizrenit. Nuk e di se çfarë të keqe ka këtu, mbështetja që na ofruan ata”, tha Hoxha, duke i mohuar të dhënat se, këta zyrtarë të lart serbë, kanë bërë trysni tek mësimdhënësit që i paguan Serbia, se kjo do t’iu ndërpritet, nëse nuk fiton CDU. “Trysni, apo kërcënime nuk ka pasur. Thjeshtë, ata kanë kërkuar që të votohet për listën tonë”, tha Hoxha, për Radio Sharri.


Share