• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi i pari - Xhevxhet Tahiri i fundit!

Dragash, 03 nëntor 2013
( Ora 01:00 ) - Ndonëse prisnim nga partitë politike që të na i kumtojnë rezultatet preliminare, asnjëra nga to nuk e bëri këtë. Megjithatë, sipas rezultateve të gjertanishme, të cilat i ka siguruar redaksia jonë, kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, mbetet në avantazh, me 34.11% të votave, kundrejt kandidatit tërezultatet_preliminare_dragash LDK-së, Fatmir Mehmetit, i cili ka siguruar 31.35% të votave. Ndërkaq, kandidati goran nga lista e CDU-së, Safet Kushi, radhitet në vendin e tretë në nivel të komunës së Dragashit, me 13.92% të votave. Në vendin e katërt, aktualisht radhitet kandidati tjetër nga Gora, Nuhia Tairovci, i cili përfaqëson koalicionin VAKAT, me 9.80%. Në vendin e pestë radhitet kandidati i AAK-së, Selami Saiti, me 5.56%. Në vendin e gjashtë, aktualisht është kandidati i Bashkimit Demokratik (BD), Nexhat Isufi, me gjithsej 3.54%. Në vendin e shtatë radhitet kandidati i Vetëvendosjes, me 1.30%. Ndërkaq, i fundit mbetet kandidati i Ballit Kombëtar (BK), Xhevxhet Tahiri, me 0.42% të votave.

( Ora 22:30 ) - Rezultatet aktuale, të cilat janë siguruar nga KQZ-ja, tregojnë se kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, kryeson garën e zgjedhjeve për kryetar të Dragashit, me gjithsej 36.35% të votave. I dyti radhitet kandidati i LDK-së, Fatmir Mehmeti, me 31.58% të votave. Ndërkaq, në vendin e tretë radhitet kandidati nga treva e Gorës, Safet Kushi, i cili garon nga lista e CDU-së, me 13.8% të votave.

( Ora 21:30 ) - Kanë mbërritur edhe rezultatet nga fshatin Bresanë, sipas të cilave, Salim Jenuzi (PDK) kryeson me 734 vota, kundrejt Fatmir Mehmetit (LDK), i cili ka marrë 631 vota.
Ndërkaq, në këtë fshat, numër të madh votash ka marrë edhe kandidati i AAK-së, Selami Saiti, gjithsej 446 vota.

( Ora 21:00 ) - Sipas të dhënave nga selia e degës së PDK-së në Dragash, rezulton se kandidati i këtij subjekti politik është në avantazh, kundrejt atij nga LDK-ja, me rreth 100 vota. Megjithatë, ende nuk ka një rezultat përfundimtar, pasi të dhënat mungojnë në disa fshatra, siç janë ato nga fshati më i madh në Opojë, Bresana.

( Ora 19:00 ) Sipas rezultateve paraprake, të cilat i ka siguruar redaksia jonë, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, është në avantazh, kundrejt kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzit. Këto rezultate ende nuk janë zyrtare, por janë të bazuara në numërimet e gjertanishme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka plotësuar të dhënat për përqindjen e pjesëmarrjes në votime, në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot në Kosovë. Sipas këtij raporti, përqindja e nënshkrimeve të zgjedhësve nga votuesit e regjistruar, deri në ora 19:00, nga vendvotimet që kanë dërguar të dhënat, është 47.91 për qind. Ndërkaq, kandidati goran nga lista e CDU-së, Safet Kushi, radhitet në vendin e tretë në nivel të komunës së Dragashit, me 13.92% të votave.Numërimi po vazhdon dhe, në çdo çast presim edhe rezultatet që do të na i konfirmojnë partitë politike.



Share