• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Mërkurë, 11 Nëntor 2009 12:08

Bellobrad
- Gjatë shpalosjes së programit katërvjeçar për komunën e Dragashit, kandidati për kryetar komune nga AAK-ja, Burim Piraj, dje u ka thënë banorëve në Bellobrad, se ai do të bëjë ndarjen korrekte të parasë publike, për çdo vendbanim, dhe jo në bazë të votave që merr kjo parti. “Nuk është për AAK-në kriter numri i votave, për të investuar. Por, kriter kryesor janë nevojat që ka secili vendbanim. Kjo, sepse të gjithë banorët janë taksapagues dhe kontribuues të buxhetit komunal”, tha Piraj.
Ai ka premtuar se, po qe se i jepet besimi për ta qeverisur komunën, do të investoj pa hile dhe në bazë të prioriteteve që do t’i paraqesin, vetë banorët e secilit vendbanim.
Dragash - Kanë mbërritur në Dragash fletëvotimet dhe vulat, të cilat janë përcjellë nga forca të shtuara të policisë. Për zgjedhjet e 15 nëntorit janë shtypur në Slloveni rreth 1.5 milionë fletëvotime, duke llogaritur dhjetë përqindëshin që prodhohen më tepër.
Vetëm pak ditë përpara datës së zgjedhjeve të para lokale në Kosovën e pavarur, krahas partive politike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare që do ta vëzhgojnë këtë proces, po kryejnë përgatitjet përfundimtare.
Bëhet e ditur se çdo gjë është gati për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës dhe, krejt procesi do të varet nga vetë popullata, e cila, sipas analistëve, ka barrën që të dëshmoj se Kosova di dhe mund të organizoj zgjedhje demokratike.
Prizren - Prizreni është model i qeverisjes së suksesshme, tha dje kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në përmbylljen e fushatës parazgjedhore në këtë qytet.
Ai kërkoi votat e qytetarëve dhe përmendi mundësitë për punësimin që ofrojnë dy projektet e Qeverisë së Kosovës; ai i ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë dhe Hidrocentrali i Zhurit.
Po ashtu, Thaçi kujtoi hapjen e Universitetit të Prizrenit, i cili do të fillojë punën vitin e ardhshëm, me një kapacitet prej 5 mijë studentësh.
Të gjitha këto projekte, Thaçi i cilësoi si model i qeverisjes së suksesshme nga ana e tij, si kryeministër, e po ashtu edhe si sukses i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.
Prishtinë - Një delegacion “ad hoc” shtatëanëtarësh i Parlamentit Evropian, i drejtuar nga eurodeputetja gjermane, Doris Pack, do të qëndrojë në vendin tonë, për t’i përcjellë nga afër zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 15 nëntor.
Ky delegacion do të arrijë të premten, dhe do të qëndrojë deri të hënën, më 16 nëntor.
Pack, para nisjes për në Kosovë, u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat administrohen për herë të parë nga institucionet e Kosovës.
Delegacioni nuk ka mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, por anëtarët e Parlamentit Evropian do të vizitojnë qendra votimi, duke përfshirë edhe disa në komunat e sapoformuara.
Shkup - Qeveria e Maqedonisë solli sot vendim për hapjen e ambasadës në Kosovë, duke e propozuar për ambasador të parë në Prishtinë, shefin e deritanishëm të zyrës ndërlidhëse, Stojan Karajanov. Lajmin e ka konfirmuar zv-kryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
Në takimin e fundit që patën në Shkup shefat e diplomacisë nga dy vendet, Antonio Miloshoski dhe Skënder Hyseni, patën theksuar se po punohet në kryerjen e procedurave teknike për hapjen e ambasadave, përurimin e te cilave e paralajmëruan të ndodh brenda këtyre tre muajve.
Pas hapjes së ambasadave, Shkupi dhe Prishtina do të intensifikojnë bashkëpunimin e mëtejmë, duke firmosur edhe një sërë marrëveshjesh.
Podgoricë - Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Mali i Zi dhe Serbia nuk duhet të mbesin nën hijen e Kosovës, dhe se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët. "Qëndrimi i ndryshëm ndaj Kosovës, sot i ngarkon marrëdhëniet tona. Ne e kuptojmë Serbinë. Por, duhet ta interpretojmë drejt, se epilogu i tillë i problemit të Kosovës ka kohë që është i sigurt. Sado që ky epilog është i dhimbshëm, për shkak të bindjes se ai në mënyrë të pandryshueshme është zyrtarizuar me qëndrimin e një numri të madh shtetesh me ndikim vendimtar të Evropës dhe SHBA-ve, konsiderojmë se nuk duhet lejuar që ai të pengojë ose të shtyjë të ardhmen evropiane të brezave të rinj të Serbisë, që disi po bëhen peng i atyre gabimeve nga e kaluara", ka thënë Gjukanoviq për gazetën "Politika" të Beogradit, duke paralajmëruar se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët, por pa saktësuar se kurë.
Prizren - Një vogëlush tetëvjeçar vdiq dje, si pasojë e goditjes nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, në fshatin Medvec. Policia rajonale në Prizren, njoftoi se, nga mospërshtatja e kushteve të rrugës, drejtuesi i makinës kaloi në drejtim të kundërt, ku edhe ka goditur këtë këmbësor.
Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, tha se, pas shkaktimit të këtij aksidentit, ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo policia shumë shpejtë ka arritur ta arrestojë atë.
Të gjitha përpjekjet e mjekëve për t’ia shpëtuar jetën vogëlushit, nuk kanë shënuar rezultat, pasi plagët që kishte marrë ai, kanë qenë të rënda.
Prishtinë - Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se, që prej shfaqjes së parë të gripit të ri e deri më tash, në vendin tonë janë shënuar gjithsejtë 19 raste të virusit A-H1N1, përfshirë edhe 6 rastet e evidentuara gjatë muajve të verës.
Në evidentimin e të gjitha rasteve, autoritetet thanë se po hasin probleme, veçanërisht në rajonet e banuara me shumicë serbe, prej nga informacionet janë më të kufizuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, kanë kërkuar nga të gjitha institucionet arsimore që në baza të rregullta të raportojnë mungesën e nxënësve për arsye shëndetësore, për të pasur mundësi të përcjellin përhapjen e mundshme të këtij virusi.
Share