• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fitim Tefiku, në përkrahje të studentëve nga Dragashi
e Mërkurë, 11 Nëntor 2009 21:27

fitimtefikuu
Kandidati i AKR-së për kryetar të Dragashit, Fitim Tefiku, takoi mbi 100 studentë të kësaj komune që studiojnë në Prishtinë, para të cilëve ai u shpreh i bindur në fitoren e Aleancës Kosova e Re në Dragash. “Jam krenar që kam rastin, që fushatën time ta përfundoj me kategorinë më të veçantë të qytetarëve nga Dragashi, me studentët të cilët për mua janë ambasadorë të Dragashit në kryeqendrën e Kosovës. Jam i njohur me hallet tuaja, sepse edhe vet kam kaluar nëpër këtë fazë, duke jetuar larg familjes dhe rrethit tim”, tha Tefiku para studentëve.
Ai shtoi se studentët e Dragashit janë ardhmëria dhe shpresa e kësaj Komune për të ardhmen. “Gjatë mandatit tim qeverisës, do të jem i përkushtuar, që ju të jeni në qendër të vëmendjes. Do t’i përkrah me bursa studentët e dalluar të Dragashit, si dhe ata që e kanë ekonominë e dobët financiare. Një përkushtim i veçantë do të jetë për studentet femra, në mënyrë që t’i stimulojmë ato të shkollohen dhe të kthehen në vendlindje, për të ndihmuar zhvillimin demokratik të Dragashit”, tha Tefiku.
Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, i cili shprehu mbështetjen e tij dhe të AKR-së për kandidatin e Dragashit, Fitim Tefikun, të cilin e quajti “vlerë e re për Dragashin”.
Kandidati i AKR-së për kryetar të Dragashit, ka folur edhe për problemet që kanë studentët e kësaj komune, andaj, sipas tij, duhet që këta studentë, në ditën e votimit t’i harrojnë udhëheqësit e deritashëm komunalë dhe të votojnë vetëm për AKR-në.
Share