• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 20 Nëntor 2009 09:28

Dragash
- Ende pa u qetësuar ethet zgjedhore të 15 nëntorit, ka nisur beteja e balotazhit për kryetar të Dragashit, midis PDK-së dhe LDK-së. Të dyja palët shpresojnë se do të arrijnë fitore, prandaj do të garojnë. Ndryshe, sipas tyre, po ta ndienin humbjen, nuk do të hynin fare në këtë garë.
PDK-ja shpreson në fitore, sepse ka pozicion më të favorshëm, prej 312 votash avantazh në raundin e parë, ndërkaq, LDK-ja vlerësojnë se kjo nuk do të jetë kurrfarë avantazhi për PDK-në, sepse në balotazh krijohen rrethana krejt të reja.
“Ne nuk i kemi zhgënjyer qytetarët, ngase me punën tonë 18 muajshe, jo vetëm që i kemi realizuar premtimet e dhëna, por në disa lëmi edhe i kemi tejkaluar ato, thotë Salim Jenuzi, kandidat i PDK-së, duke e falënderuar elektoratin për mbështetjen e dhënë më 15 nëntor.
Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së, Halim Shemsidini, shpreson në fitore të sigurt. “Pres fitore të sigurt, ndryshe nuk do të hyja në balotazh. E falënderoj elektoratin për dalje në votime dhe për përkrahjen e dhënë. I falënderoj edhe aktivistët e LDK-së, për angazhimet e tyre për zgjedhje të qeta e demokratike”, është shprehur Shemsidini.
Dragash - Dega e LDK-së në Dragash, dhe ajo e AAK-së, kanë lidhur zyrtarisht koalicion, në bazë të së cilit do të dalin në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të Dragashit.
Burimet tona bëjnë të ditur se dje, në Prishtinë kanë qëndruar kandidati i LDK-së për kryetar komune, Halim Shemsidini, i cili do të garoj për këtë post në balotazh me kandidatin e PDK-së dhe kandidati i AAK-së, Burim Piraj, i cili nuk arriti të futet në balotazh, pasi nuk ka marrë vota të mjaftueshme. Që të dy, të mbështetur edhe nga krerët e partive të tyre në qendër, kanë nënshkruar marrëveshjen, në bazë të së cilës, këto parti do ta mbështesin Halim Shemsidinin për kryetar komune.
I kontaktuar për sqarim, Burim Piraj i ka thënë radios sonë, se një ofertë të ngjashme koalicioni, i ka ofruar edhe PDK-së, por që kjo e fundit, sipas tij, nuk ka qenë e interesuar. Prandaj, sipas Pirajt, AAK-ja ofertën ia ka ofruar LDK-së.
Prishtinë - Koalicioni qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është vënë në pikëpyetje. Shkas, sipas burimeve brenda PDK-së, është bërë marrëveshja në nivel lokal mes LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për bashkëpunim në nivel lokal, në disa komuna, në balotazhin e 13 dhjetorit për kryetarë komunash. PDK-ja, sipas këtyre burimeve, do t’i vë kushte të reja LDK-së, për ta përfshirë në formulën aktuale edhe Aleancën Kosova e Re (AKR) e ndoshta edhe Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD).
Sot pritet që partnerët e koalicionit të bisedojnë për këtë çështje dhe, nëse nuk zgjidhet mosmarrëveshja, LDK-ja mund të dalë në opozitë.
Prishtinë - Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë të fillojë shqyrtimi i projektligjit për Buxhetin e shtetit, për vitin e ardhshëm, pritet të sjellë debat të nxehtë, bazuar në përplasjet ditëve të fundit mes grupeve parlamentare, shkaku i fushatës për zgjedhjet lokale që u zhvilluan të dielën.
Në fund të tetorit, Qeveria miratoi në një mbledhje të jashtëzakonshme, Projekt-buxhetin e Kosovës për vitin 2010, i cili arrin në një miliardë e 461 milionë euro, ose 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Kryeministri, Hashim Thaçi, premtoi rritje të pagave deri në 6 për qind në të gjithë sektorët, duke shtuar se Projekt– buxheti i vitit vijues, është shumë inkurajues për Kosovën, kur dihet se shumë shtete të botës janë ballafaquar me krizën ekonomike financiare.
Gjakovë - Tre persona kanë marrë dje lëndime, nga shpërthimi i një mjeti të dyshimtë në Gjakovë. Nëpërmjet një komunikate, policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe se gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile. Policia thotë se një person, për të cilin ka dyshime se ka probleme mendore, është arrestuar dhe po mbahet në lokalet e stacionit policor të Gjakovës.
Ai dyshohet të ketë hedhur dy mjete të dyshimta, nga kati i tretë i ndërtesës ku banonte. Njëri mjet ka shpërthyer, ndërsa i dyti është lokalizuar nga njësiti i KFOR-it për deminim.
Hagë - Kryetari i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, Hisashi Ovada, ka deklaruar se është shumë herët të flitet për ndikimin, që në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, do të ketë mendimi këshillëdhënës për rastin e pavarësisë së vendit tonë.
Duke nënvizuar se vendimi do të jetë “këshillëdhënës” dhe “jo i obligueshëm” për shtetet, Hisashi Ovada, ka thënë se teorikisht është e mundur që GJND – pasi të ketë dëgjuar argumentet e të gjitha palëve – të refuzoj të japë mendimin këshillëdhënës.
Nga themelimi, në vitin 1946, GJND ka dhënë mendime këshillëdhënëse, në 25 konteste ndërshtetërore.
 
Share