• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Gorë, thahen mbi 250 trungje breu!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 11:19
bredhi Dragash - Zyrtarë të Njësisë Rajonale të Agjencionit Kosovar të Pyjeve, kanë njoftuar për tharjen e një numri të madh të trungjeve të breut, në vendin e quajtur “Bredhik”, i cili gjendet ndërmjet fshatrave Krushevë dhe Restelicë të Gorës.
Inxhinieri i pylltarisë në këtë Njësi, Naim Ramadani, ka thënë se behet fjalë për tharjen e mbi 250 trungjeve të këtij lloji të breut. Ai ka sqaruar se, tharja e një numri kaq të madh të trungjeve të breut, është shqetësues, sepse trungjet në këtë pyll asnjëherë më parë nuk janë tharë në përmasa kaq të mëdha.
Sipas Ramadanit, nuk dihet shkaku i tharjes së trungjeve, por supozohet se ata janë tharë, shkaku i ndonjë sëmundjeje. “Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Të mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kemi bërë regjistrimin e 254 trungjeve të thara, me një vëllim të përgjithshëm prej 155 metrash kub. Pastaj i kemi prerë dhe larguar, në mënyrë që të evitojmë përhapjen e infektimit eventual edhe tek trungjet e shëndosha”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se tharja e trungjeve të breut, ka ndodhur në tërë pyllin “Bredhik”, në një sipërfaqe prej 140 hektarësh, gjë që ka shkaktuar edhe shqetësim, sepse një dukuri e tillë nuk ka ndodhur më herët. “Aktualisht po punohet në gjetjen e shkaktarit të tharjes së trungjeve, që mund të përcaktohet vetëm përmes analizave laboratorike”, është shprehur Ramadani.
Ndryshe, “Bredhiku” konsiderohet të jetë, një pasuri e rrallë natyrore, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Share