• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pse kosovarët e varfër, bëjnë shumë fëmijë?
Nga: Mevlude ZEJNULLAHU   
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 19:26

mevlude-zejnullahu

Mevlude ZEJNULLAHU
- gazetare e diplomuar.
Vijon studimet bachelor në Sociologji.

Ideja e varfërisë së skajshme në Kosovën e pasluftës është një temë që meriton analizë dhe objektivitet të shpjegimit çdo ditë. Në këtë kontekst, vëmë re se ia vlen të analizohet edhe më tej fenomeni i rritjes së varfërisë së skajshme (sipas parametrave të UNDP-së, ka të ngjarë që kjo dukuri është duke u rritur) në shoqërinë kosovare.
Natyrisht, shkaqet janë të shumta, por, ndër këta faktorë të kësaj gjendje, janë edhe ata socialë, që për shoqëritë e zhvilluara janë parametra që dinë të përmbysin edhe qeveri të tëra, kurse tek ne vetëm alarmohen si të tilla dhe nuk ndërmerret asgjë më tej.
Pra, varfëria e skajshme, që në rastin e Kosovës është në rritje e sipër, riprodhon edhe shtim të natalitetit, që është një absurd i llojit të vet edhe për shkak se nataliteti i lartë, pra jo planifikimi i familjes, ka reperkusione jo vetëm sociale e ekonomike, por edhe politike e, para së gjithash, do të thosha morale e etnopsikologjike.
Në një familje mesatare kosovare (edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, mesatarja është rreth 6 deri në 7 anëtarë), e me një buxhet tejet të limituar, mbijetesa është një aventurë e llojit të vet, që vetëm te ne mund ta gjesh!
Pothuajse në çdo familje moderne, ta quajmë kështu familjen e sotme, çfarë është në përgjithësi në shumë vende të botës, e që shumë më pak është e pranishme te ne, planifikohet familja, e cila llogarit: sa shpenzime mesatare bëhen p.sh., për një fëmijë deri në moshën 7-vjeçare, sa kushton shkollimi cilësor për të, sa e sa para duhen për të e për vetë prindërit e saj. Por, fatkeqësisht, sot nuk kemi asnjë studim për kushtet tona, që na bënë të fillojmë të mendojmë edhe për planifikimin familjar.
Me planifikim familjar nuk do të thotë të kufizohet numri i fëmijëve, por të planifikohet se kur, dhe sa fëmijë do të kesh gjatë jetës. Ky planifikim ka shumë ndikime pozitive në jetën psikike të familjes, posaçërisht në atë të çifteve bashkëshortore, duke përshirë këtu edhe marrëdhëniet më të mira seksuale. Kurse, tek ato çifte që nuk ka planifikim familjar, pas një periudhe kohe humb edhe dëshira për gjënë e njëjtë, sidomos nga femrat, nga frika e ngeljes shtatzënë. Po ashtu, planifikimi familjar parandalon edhe shtatzënitë e padëshiruara duke parandaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë abortet.
Në emisione të ndryshme në televizionet tona, është tmerruese kur shohim familje në gjendje të mjeruar ekonomike, sociale e shëndetësore, të rrethuar me pesë, gjashtë e shtatë fëmijë prej moshës 7 deri 1-vjeçare, po ashtu edhe një “rrugës”. Është ky një tjetër fenomen që i habit edhe ndërkombëtarët, se si mund të mbijetojnë këto familje që, përveç asistencës sociale, marrin edhe ndonjë beneficion tjetër nga shteti ynë ende foshnje!
Se familjet e varfra çuditërisht bëjnë më shumë fëmijë se ato të pasurat, kjo tani më dihet, por ekziston ajo dilema e madhe: Pse?
Kjo dukuri ekziston për shumë arsye, në disa raste mosarsimimi i çiftit, problemet e ndryshme mentale, mosgjetja e mënyrave të tjera për qetësim. Çiftet në fjalë nuk kanë privilegje nga shoqëria, injorohen; në përgjithësi mungesa e kushteve ekonomike e “shkakton” këtë fenomen. Kurse të çiftet e pasura, arsyeja e mosbërjes së shumë fëmijëve është e kundërta e rastit të parë.
Studimet tregojnë se arsyeja pse të pasurit hezitojnë të bëjnë fëmijë janë kryesisht angazhimet e shumta profesionale dhe përkujdesja ndaj vetvetes. Po ashtu, nëse i adresohemi ndonjë përgjigjeje të mundshme, kujtoj, pa ndonjë analizë empirike, se do të duhej t'i adresohemi logjikës, e jo parametrave moralë.
Është një thënie e njohur në popull se: "Kur të pasurit në mbrëmje numërojnë para, të varfrit bëjnë fëmijë". Mbijetesa e kësaj thënie popullore në një farë mënyre është jo një alibi, por më tepër një arsyetim moral sesa ekonomik e social. Arsyeja e vetme është se, tanimë, në kushtet dhe rrethanat e një procesi dinamik të ndryshimeve, logjika e "bërjes fëmijë" nuk është (apo të paktën nuk është duke u treguar në rastin e Kosovës) edhe aq profitabile?!
Skamja po vazhdon edhe më tej. Për çudi, për dikë duket se është sukses! Pushtetmbajtësit po vazhdojnë të pasurohen, kurse ne si shoqëri, me parametrat ekonomikë që kemi, s’po mund të ecim me kohën, apo procesin e ndryshimeve marramendëse që po ndodhin në shoqërinë kosovare.
Thënë më thjesht, ne nuk jemi të vetëdijshëm që, ata që na qeverisin nuk mendojnë ose mendojnë vetëm për vete, se pasuri e vërtetë nuk janë vetëm "paratë e numëruar në mbrëmje", por edhe "bërja e fëmijëve" është një satisfaksion i duhur që i duhet Kosovës në periudhën e ardhshme.
Share