• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Vakat” do ta mbështes Salim Jenuzin (PDK) në balotazh
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 20:18

pdk-vakat
Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash dhe ata të koalicionit boshnjak “Vakat”, të mërkurën nënshkruan marrëveshje, me anë të së cilës kanë zyrtarizuar koalicionin për balotazh, si dhe për bashkëqeverisjen e pushtetit komunal të Dragashit.
Me këtë rast, kryetari aktual, Salim Jenuzi (PDK) dhe Sadik Idrizi e Qasip Kushi (Vakat), u shprehen se presin fitore të sigurt në postin e të parit të komunës.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, në prani të gazetarëve, Jenuzi është shprehur se bashkëpunimi me koalicionin “Vakat” nuk është i rastësishëm, ngase edhe më parë këto dy subjekte politike, siç tha, me mjaft sukses e kanë udhëhequr komunën, prandaj presin që në të ardhmen, ky bashkëpunim të jetë edhe më i mirë. “Do të respektojmë me përpikëri të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, ngase ajo është arritur me dëshirën e ndërsjellë të të dy subjekteve, duke respektuar njëherësh edhe partnerin e koalicionit, me të cilët njihemi mirë. Shpresojmë se bashkërisht do ta qeverisim komunën edhe gjatë katër viteve të ardhshme”, ka thënë Jenuzi.
Ndërkaq, nënkryetari aktual i komunës, nga koalicionit “Vakat”, Qasip Kushi, ka deklaruar se parimisht, koalicioni “Vakat” i mbështet  subjektet politike shqiptare, të cilat e gëzojnë respektin e shumicës së qytetarëve të trevës së Opojës. “Edhe kësaj radhe, PDK-ja dhe kandidati i saj për kreun e komunës, Salim Jenuzi, kanë marrë shumicën e votave në Opojë, andaj ne kemi hyrë në koalicion me këtë subjekt, për ta përkrahur në balotazh kandidatin e saj, njëherësh edhe për ta bashkëqeverisur komunën, ngase jemi të sigurt se ai do ta fitojë besimin e shumicës së qytetarëve të të dy komuniteteve”, tha Kushi.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, lider i koalicionit “Vakat”, me këtë rast ka nënvizuar se, pasi që kandidati i tyre për kryetar nuk ka mundur të fitojë të drejtën e balotazhit, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do ta mbështesin kandidatin e PDK-së, i cili, që nga dita e sotme, do të jetë edhe kandidat i tyre. “Mendojmë se do të ketë një fitore të sigurt, ndërkaq më pas bashkërisht do ta qeverisim komunën”, tha Idrizi, duke sqaruar se koalicioni “Vakat”, parimisht i mbështetë subjektet shqiptare, të cilat kanë mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptarë të Opojës.
Në kërkesën e gazetarëve, për t’i sqaruar kushtet e kësaj marrëveshjeje, Idrizi ka bërë të ditur se “Vakat”, në nivel lokal do të ketë nënkryetarin komunal, zv-kryesuesin e KK-së, tri drejtri dhe disa shefa sektorësh, ndërkaq në nivel qendror, pritet angazhimi për decentralizimin, kërkesë kjo e kamotshme e këtij subjekti politik. “Përpos kësaj, ne do të kërkojmë edhe hapjen e rrugës që lidh këtë komunë me Maqedoninë, si dhe angazhimet e përbashkëta për një jetë më të qetë dhe më të sigurt”, ka thënë Idrizi.
Në balotazhin e 13 dhjetorit, Salim Jenuzi do të përballet me Halim Shemsidinin e LDK-së, i cili më 15 nëntor ka pasur 310 vota më pak.
Share