• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Duhël, konfiskohen sasi të mëdha armësh!
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 20:39

armet
Policia rajonale e Prizrenit, konfirmoi të mërkurën se një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit, mbetje nga koha e luftës, është gjetur në orët e hershme të mëngjesit, në lagjen “Bujari” të fshatit Duhël të Suharekës, ndërsa tre persona të kësaj familje janë arrestuar, si të dyshimtë për ndërlidhje me rastin.
Zëdhënësi i policisë rajonale, Hazir Berisha, tha se gjatë një kontrolli të njësiteve të policisë, një pjesë e armatimit të lehtë dhe municionit është gjetur në këto shtwpi, ndërsa pjesa tjetër e armatimit më të rëndë luftarak, është gjetur e fshehur në një gropë të hapur dhe të betonuar, në malin që ndodhej afër këtyre shtëpive.
Ai tha se me këtë rast janë gjetur dy raketahedhës, një snajper, 13 granata dore, disa fitila detonues dhe mjete të tjera luftarake.
Togeri Berisha tha se, si të dyshuar për ndërlikim në mbajtje të këtij armatimi ilegal, janë arrestuar tre persona, anëtarë të familjes Bujari, por nuk dha identitetin e tyre.
Banorë të lagjes së bastisur, me kushte anonimiteti, thanë se me këtë rast kanë parë të arrestohen nga policia, Haxhi, Fatmir dhe Arbon Bujari.
Zëdhënësi Berisha tha se këtë aksion, policia e ka organizuar pas disa informacioneve të sigurta paraprake, të deponuar në organet e rendit, pasi qytetarët janë ankuar se në këtë lagje vazhdimisht dëgjohen të shtëna armësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KFOR-it për çminim, ndërsa policia mendon se armatimi i gjetur dyshohet të ketë mbetur nga koha e luftës.
Zëdhënësi i policisë rajonale tha se pjesa e armatimit të gjetur është konfiskuar nga ekipet e KFOR-it, ndërsa pjesa tjetër që i takon armatimit të lehtë, do të përdoret si provë materiale kundër të pandehurve.
Sipas policisë, pas luftws ka pasur edhe disa gjetje të armatimit në malet e Duhlës, ku gjatë luftës ka pasur aksione luftarake, por rasti i fundit nuk ndërlidhet me gjetjet e mëhershme.
Share