• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dita e Flamurit, u shënua edhe në Dragash
e Diel, 29 Nëntor 2009 10:55

Komuna_DR_-_01
Me një akademi solemne, në sallën e KK-së, banorët e komunës së Dragashit kanë përkujtuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Salim Jenuzi, kryetar i komunës, duke folur për historikun e kësaj date, ka nënvizuar se ajo gërsheton disa ngjarje të rëndësishme të popullit shqiptar. “Ngritja e flamurit në Krujë, më 1443, në Vlorë, më 1912, datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe dalja  në skenë e UÇK-së... Të gjitha këto ngjarje sublime, e bëjnë 28 Nëntorin, ditë më të madhe në historinë e bujshme të popullit shqiptar”, tha Jenuzi.
Ndërkaq, Sadik Idrizi, deputet i parlamentit të Kosovës, nga radhët e boshnjakëve të Gorës, pasi që i ka përgëzuar të pranishmit, ka pohuar se nuk është kjo datë e madhe vetëm për popullin shqiptar, por edhe për boshnjako-goranët. “Me shekuj kemi jetuar në fqinjësi të mirë”, ka thënë Idrizi, duke përkujtuar faktin se më 1912, pjesëtarë të këtij komuniteti, kanë rrugëtuar deri në Vlorë, për t’ia uruar Ismail Qemalit ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë. “Unë ndjehem krenar, që më 17 shkurt 2007 e kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë”, ka thënë Idrizi.
Tubimin e kanë përshëndetur edhe Galip Skeraj, kryetar i OVL të UÇK-së dhe Sylejman Sylejmani, përfaqësues i familjarëve të dëshmorëve.
Pas përfundimit të akademisë, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit, në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Share