• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përfundoi asfaltimi i rrugës, Restelicë-Dragash
e Hënë, 30 Nëntor 2009 12:08

asfaltimi_restelice
Rruga më e gjatë në komunën e Dragashit, rreth 24 kilometër, e cila lidh Restelicën dhe disa fshatra të tjera të Gorës, me qendrën komunale, pas një intervenimi intensiv, ka përfunduar së asfaltuari. Rreth gjashtë mijë banorë të fshatit më të madh të Dragashit, Restelicës, si dhe të fshatrave të tjerë, Mlikë, Vraniç, Glloboçicë, Zli Potok dhe Krushevë, këtë dimër do ta kenë më lehtë qarkullimin, pas asfaltimit të kilometrave të fundit, të cilët kanë mbetur pa u kryer në intervenimin që u bë në këtë rrugë më 2007-ten dhe më pas edhe gjatë vitit 2008, kur u bë asfaltimi deri në fshatin Vraniç.
Salim Jenuzi, kryetar i komunës së Dragashit, pas përfundimit në tërësi të këtij projekti, ka theksuar se i vjen mirë që  Qeveria e Kosovës po dëshmon se me investimet e saj do të prekë edhe pjesët më të largëta të vendit. “Pavarësisht nga përkatësia fetare e etnike, Qeveria do të investoj në çdo pëllëmbë të Kosovës, në bazë të nevojave dhe prioriteteve”, tha për Radio Sharrin, Jenuzi.
Nënkryetari i Komunës, Qasip Kushi, banor i Restelicës, ka thënë se asfaltimin e këtij aksi të mbetur, në gjatësi prej 3.2 kilometrash, e ka financuar Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit e Kosovës, e cila ka ndarë rreth 200 mijë euro. “Përgjatë kësaj rruge, është planifikuar edhe hapja e kanaleve në të dyja anët e saj, në mënyrë që të sigurohet rrjedha e lirë e ujërave, nga të reshurat e shumta atmosferike”, tha Kushi, duke u shprehur i kënaqur me cilësinë e këtij projekti.
Ndërkaq, qytetarët e Restelicës, fshat ky që shtrihet në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, si dhe ata të vendbanimeve të tjera që lidhen me këtë rrugë, shprehen të kënaqur që këtë dimër nuk do të përballen me vështirësi të mëdha, për të arritur deri në qendrën komunale.
Share