• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mehmet Kosova arrin në Kosovë!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 04 Dhjetor 2009 11:41
mehmed_kosovaMë 11 dhjetor, ditë e premte, në Prishtinë do të arrijë aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i cili ne Kosovë njihet si “Mehmet Kosova”. Lajmin e konfirmoi edhe Ambasada turke në Prishtinë, e cila kishte marrë shumë kërkesa për të realizuar këtë vizitë.
Adhuruesit e aktorit turk, më në fund, do të kenë mundësi ta shohin atë, teksa shëtitet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Heroi i serialit që bëri bujë në vendin tonë “Jetë e hidhur”, do të qëndroj dy ditë në Prishtinë, ku do ta bëjë hapjen e Javës së Filmit Turk, e cila fillon më 11 dhjetor, në Kinemanë ABC. Së bashku me Imirzalioglun, në Prishtinë do të qëndrojnë edhe regjisori, Omer Vargi, dhe aktori, Shener Shen.
Imirzalioglu ka diplomuar në matematikë, në Universitetin Teknik “Jëlldëz”. Në vitin 2001, ai fitoi garën e top modelit botëror, e më pas filloi edhe angazhimet në film.
Zemrat e publikut kosovar, ai i përvetësoi me serialin e shfaqur tek ne “Jetë e hidhur”, për të cilin pati edhe kundërthënie nga shumë analistë të kulturës.
Share